Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij i Shqipërisë, Sali Berisha, janë takuar sot në Tiranë me qëllim të koordinimit të aktiviteteve në prag të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të shqyrtohet rezoluta serbe për Kosovën. Në takimin e mbajtur në Tiranë, Thaçi u shpreh i bindur për njohje të reja për Kosovën.
Berisha ndërkohë shprehu bindjen për fitoren e Kosovës edhe në OKB.
Pas takimit, Berisha tha se vendimi i GJND-së është një çështje që ka të bëjë me ligjin ndërkombëtar dhe se në OKB Kosova shkon me këtë të drejtë.
Ai tha se Shqipëria do të japë ndihmën e saj për Kosovën në arenën ndërkombëtare, dhe se udhëheqja shqiptare do të punojë me të gjitha përpjekjet që Beogradi të njohë realitetin e ri të Kosovës.
Kryeministri Thaçi tha se për Kosovën priten njohje të reja, dhe se në OKB ajo është e përgatitur për të mbrojtur të drejtën e saj.
Pas takimit të dy homologët dhanë një konferencë për shtyp.
Kryeministri Berisha tha se me kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Hashim Thaçi, diskutuam gjerësisht, në frymë të plotë mirëkuptimi, për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm bilateral, si dhe problematikën tjetër që është sesioni i ardhshëm i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara dhe bashkërendimi i përpjekjeve për njohje të reja të mëtejshme të pavarësisë së Kosovës.
Në këtë kontekst, dëshiroj të theksoj se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës e ka shndërruar në çështje të njohjes, respektimit dhe zbatimit të ligjit ndërkombëtar. Pra është një çështje shumë herë më e madhe sesa midis Shqipërisë dhe Kosovës, një çështje e cila jam i bindur se do të gjejë gjithnjë e më shumë mirëkuptim më të madh, pasi vendet anëtare të OKB-së kanë tashmë, në një vendim të Gjykatës së Hagës, bazën formale ligjore ndërkombëtare për vendimin më të drejtë. Natyrisht, kjo është një çështje madhore e vendeve të Quintit, të cilat po merren me intensitet, e vendeve anëtare të BE dhe vendeve të tjera mike, por diplomacia e Kosovës, po bën përpjekje shumë të mëdha. Shqipëria po bën të gjitha përpjekjet e veta të mundshme, për të dhënë kontributin e vet modest në këtë problem madhor ndërkombëtar.
Kryeministri Thaçi, ndërkaq, theksoi se me kryeministrin Sali Berisha biseduam për zhvillimet në rajon, për bashkëpunimin bilateral mes Shqipërisë dhe Kosovës, në të gjitha sferat institucionale. Biseduam për perspektivën euroatlantike të Shqipërisë, por dhe Kosovës, për rrugën tonë të integrimit drejt BE, për implementimin e standardeve euroatlantike, kritereve demokratike, të domosdoshme për integrim dhe, natyrisht, në këtë drejtim, përvoja e mirë e Shqipërisë mund të jetë e shfrytëzueshme, në kuptimin më pozitiv dhe më të mirë të mundshëm, edhe në shtetin e Kosovës. Por, me theks të veçantë ishte dhe biseda rreth përgatitjeve për Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, prandaj ishte një moment i një rëndësie të veçantë, ky takim mes kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha, dhe kryeministrit të Kosovës. Ishte orientimi përbashkët që këto angazhime të gjithanshme për paqen dhe stabilitetin, për bashkëpunimin rajonal, për një konsultim të nevojshëm dhe të domosdoshëm me të gjithë miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, do të sjellin frymë të re, do të sjellin angazhime shtesë, progresiste për Kosovën, dhe rajonin. Dëshiroj të falënderoj shumë shtetin shqiptar, kryeministrin Berisha, diplomacinë shqiptare, për angazhimin që kanë treguar në procesin për njohjen e Kosovës. Prandaj edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kemi besim të plotë se për Kosovën do të ketë suksese të reja, ecje përpara, një angazhim të gjithanshëm dhe ndërkombëtar për sukseset e reja të Republikës së Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe njohjet për Kosovën do të vazhdojnë.
Të pyetur nëse Shqipëria dhe Kosova kanë një axhendë të paracaktuar për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe çfarë presin nga bashkërendimi i veprimeve, kryeministri Berisha përkujtoi se në këtë sesion të OKB-së ligji ndërkombëtar, e drejta ndërkombëtare është “de jure” dhe “de fakto” në anën e Republikës së Kosovës, qytetarëve të Kosovës, të pavarësisë së Kosovës. Në tërësi thelbi nuk mund të jetë tjetër, përveçse qartësisht pozitiv, u shpreh Berisha.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përmendi përgatitjet e bëra jo vetëm për të mbrojtur diplomatikisht pavarësinë e shpallur, por edhe për ta çuar atë përpara. Jemi duke zhvilluar angazhime të shumanshme me të gjithë miqtë dhe partnerët tanë. Kemi një ekip parapërgatitor në New York. Në ditët e ardhshme do të jemi së bashku në New York, presidenti, kryeministri, ministri i jashtëm gjithashtu, në mënyrë që të prezantojmë Kosovën në të gjitha takimet e mundshme, në kuptimin më realist dhe më afirmativ, prandaj ky proces do të shënojë vetëm ecje përpara në drejtim të forcimit, konsolidimit dhe njohjes së shtetit të Kosovës nga më shumë shtete të botës.
Rreth shqetësimeve të shfaqur, sidomos në Kukës, lidhur me HEC-in e Zhurit, kryeministri Berisha tha se janë ngritur grupet e punës dhe se çështja po shqyrtohet. Zgjidhja do të jetë në interesin kombëtar , i cili të jemi realist është një dhe i pandarë. Kombi, në interesa nuk mund të jetë dy, në shtete është dy. Por, edhe këto interesa shtetërore tani unifikohen në integrimin evropian.
Edhe kryeministri Thaçi tha se do të shikohet interesi kombëtar, interesi qytetar, por me siguri që do të ketë drita si në Shqipëri edhe në Kosovë, madje edhe më mirë./koha/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull