Në orët e mbrëmjes kryeministri i Republikës së Kosovës do të pritet edhe nga mbreti i Katarit, Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani.
“Për nder të kryeministrit Thaçi, kryeministri i Katarit, që njëkohësisht është edhe Ministër i Punëve të Jashtme, Sheikh Hamad Bin Jassim Bin Jabr Al-Thani do të shtrojë një darkë zyrtare”, thuhet në njoftim.
Thaçi do të vazhdojë agjendën zyrtare të vizitës, me takimet që do të zhvillojë me zyrtarët më të lartë të shtetit të Katarit, si dhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atë të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Turqisë në Katar.
Ndryshe, në Aeroportin e kryeqytetit të Katarit, Doha, mbrëmë Thaçi është pritur nga një delegacion i lartë shtetëror i Katarit, i udhëhequr nga Ministri i Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Khalid Bin Mohammad Al Attiyah.
Vizita e kryeministrit Thaçi në këtë shtet zhvillohet në kuadër të aktiviteteve lobuese për njohjen e shtetit të Kosovës, në prag të diskutimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull