Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Thaēi i gatshėm tė takohet me Tadicin

Thaēi i ka deklaruar televizionit privat maqedonas “Alfa TV”, se ėshtė i gatshėm tė bisedojė me kryetarin serb Boris Tadic me qėllim tė shqyrtimit tė gjithė gamės sė problemeve.

E enjte 2 Shkurt 2012 15:13

 

Kryeministri Hashim Thaçi i ka deklaruar televizionit privat maqedonas “Alfa TV”, se është i gatshëm të bisedojë me kryetarin serb Boris Tadic me qëllim të shqyrtimit të gjithë gamës së problemeve që i rëndojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk janë të drejta dhe ne dëshirojmë që njëherë e përgjithmonë ta vëmë në rend dite gjithë situatën. Serbia duhet të ndryshojë qëndrimin jo vetëm ndaj Kosovës por edhe vendeve të tjera të Ballkanit. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe së bashku, si rajon, të hyjmë në strukturat euroatlantike. Unë dhe Boris Tadic, si liderë, kemi për detyrë që t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit. Unë jam i gatshëm të ulem me zotin Tadic për të biseduar për këto çështje. Dua të theksoj se për politikën e brendshme të Kosovës do të vendosim ne e jo Serbia”, transmeton korrespondenti i Kohës Ditore deklaratën e kryeministrit Thaçi për televizionin maqedonas.

Ai i ka vlerësuar pozitivisht marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni duke nënvizuar se e pret kryeministrin Nikola Gruevski për vizitë zyrtare në Kosovë.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve