Këto deklarata Thaçi i bëri pas takimit me Samuel Zbogar, përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë, me ç’rast theksoi se Qeveria e Kosovës do të jetë afër për të gjithë qytetarët e veriut.
Qeveria e Kosovës do të punojë me përkushtim të madh dhe t’i shërbejë njëjtë të gjithë qytetarëve të saj pa dallim etnie. Kështu deklaroi kryeministri Thaçi në përgjigje të pyetjes nëse Qeveria është e gatshme të pranojë ndonjë status special për veriun e vendit.
Sipas Thaçit në Kosovë nuk do të ketë etni të veçantë dhe të gjithë do të gëzojnë të drejta të barabarta. “Kosova është shtet sovran dhe plani i Ahtisaarit është zgjidhja për veriun”, deklaroi Thaçi.
Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, theksoi se detyra kryesore e tij do të jetë që ta afrojë sa më shumë Kosovën drejt Bashkimit Evropian. Ai u shpreh i bindur se në fund të vitit edhe raporti i progresit do të jetë më pozitiv për Kosovën.
“Misioni ynë është të ndihmojmë Kosovën që të jetë evropiane. Kemi filluar mirë këtë vit, me procesin e liberalizimit të vizave, po shohim më shumë komisionerë të BE-së në vizita në Prishtinë dhe po ashtu më shumë dialog mes Kosovës dhe BE-së. Shpresoj që në fund të vitit kur KE ta përgatis raportin do ketë më shumë progres për Kosovën”, tha ai.
Ndryshe, luftimi i krimit të organizuar, kthimi i normalitetit në veri të Mitrovicës dhe liberalizimi i vizave, janë tri prioritetet kryesore, të cilat Zbogar i ka prezantuar në nisje të detyrës së tij si përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë. /rtk/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereTHAQI rren edhe kur rren as qehren sja shef se ska turp ky sta ftyr ne fund te gjitha i pranon .