Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Thaēi udhėton pėr nė Katar

Nė prag tė diskutimeve nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, kryeministri i vendit Hashim Thaēi nė kuadėr tė aktiviteteve lobuese pėr njohjen e shtetit tė Kosovės do tė vizitojė Katarin, me ē’rast do tė takohet me zyrtarė tė lartė tė kėtij vendi.

E shtune 4 Shtator 2010 16:39

 

Në njoftimin e Kryeministrisë bëhet e ditur se me ftesë zyrtare të mbretit të Katarit, Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Katar.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me mbretin e Katarit dhe me autoritetet tjera të larta shtetërore të këtij vendi.

Nga Katari, Thaçi do të udhëtojë për në New York, ku bashkë me presidentin Sejdiu do të udhëheqin delegacionin shtetëror të Kosovës në kuadër të angazhimeve diplomatike për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ndryshe, shteti i Kosovës një ditë më parë është njohur nga Hondurasi, njohje kjo e para që nga shpallja e mendimit të GJND-së.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 8 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve