Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj
 

Thaēi vizitė nė Tiranė, takohet me kryeministrin Berisha


E premte 1 Mars 2013 11:03

 

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të vizitojë sot Tiranën.

Në orën 11:00 kryeministri kosovar do të pritet nga homologu i tij shqiptar Sali Berisha në kryeministri dhe në orën 11:45 të dy kryeministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Disa nga temat që pritet të diskutohen nga dy kryeministrat janë zhvillimet aktuale politike në Kosovë, forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, përmbushja e plotë e axhendës evropiane nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

Qeveria shqiptare është shprehur më herët se mbështet qeverinë e Kosovës në dialogun që po zhvillon me Serbinë si dy shtete të pavarura. (INA)



Thaēi vizitė nė Tiranė, takohet me kryeministrin Berisha

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 6 = ?