Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Thaēit i kėrkohet shkarkimi i ministrit tė korruptuar

Koha Ditore: Hashim Thaēi ka gjasa se shumė shpejt do tė duhet tė largojė nga qeveria e tij njė ministėr, pėr tė cilin zyrtarė ndėrkombėtarė madje i kanė dhėnė dosje pėr keqpėrdorime.

E mėrkure 10 Mars 2010 22:23

 

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka gjasa se shumë shpejt do të duhet të largojë nga qeveria e tij një ministër, për të cilin zyrtarë ndërkombëtarë madje i kanë dhënë dosje për keqpërdorime. Ministri, që burimet thonë se është i fuqishëm politikisht dhe vjen nga një dikaster i rëndësishëm i qeverisë Thaçi, dyshohet për përvetësimin e dhjetëra milionë eurove, ndërsa kërkesa për shkarkimin e këtij ministri i është bërë drejtpërdrejt kryeministrit Hashim Thaçi, javën e kaluar.

Dosja - e përpiluar nga shërbimi inteligjent i njërit shtet anëtar të Quintit, siç shkruan e përditshmja “Koha Ditore”, thuhet se i është treguar kryeministrit Thaçi, ndërsa burimet insistojnë se përmban të dhëna të mjaftueshme për të argumentuar dhjetëra milionë euro keqpërdorime të ministrit në fjalë, ose së paku janë të mjaftueshme për të nisur një proces gjyqësor kundër tij.

Biseda dhe kërkesa të faktorit ndërkombëtar për shkarkimin e këtij ministri dhe, siç qe raportuar më herët edhe të një tjetri, ka pasur edhe para disa muajsh.

 

Kuinti demanton se Thaçit i kërkohen ndryshime, gazeta mbetet pranë stories

Kuinti ka parë raporte në mediume me burim individë të paemëruar, të cilët pohojnë se i deklarojnë pikëpamjet apo qëndrimet e Qeverive të Kuintit.

Kuinti dëshiron të qartësojë në emër të vet - shteteve të veta - se ata nuk i kanë prezantuar Kryeministrit, qoftë kolektivisht apo individualisht, dëshmi apo të dhëna të inteligjencës lidhur me veprimet e supozuara korruptuese të anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Kuinti, po ashtu, dëshiron të qartësojë se nuk iu ka drejtuar Kryeministrit, qoftë kolektivisht apo individualisht, për të kërkuar ndërrime në Qeverinë e tij. Shtetet e Kuintit konsiderojnë se kjo është përgjegjësi e Kryeministrit dhe e partnerëve të tij të koalicionit.

Shtetet e Kuintit ripohojnë përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar me Qeverinë e zgjedhur të Kosovës për të avancuar interesat e shtetit dhe për të shty përpara qeverisjen e mirë.

 

Sqarim i Kohës Ditore

Koha Ditore, me gjithë demantin dhe ndonëse në të nuk përmendet kjo gazetë, sqaron se burimet e informatës janë plotësisht të besueshme dhe se qëndron pranë shkrimit të botuar të mërkurën: "Thaçit i kërkohet shkarkimi i një ministri". /koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 7 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve