Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

TIFF, filmi spanjoll fiton Festivalin

Festivali Ndėrkombėtar i Filmit u mbyll mbrėmė nė Tiranė me shpėrndarjen e ēmimeve.

E hėne 7 Dhjetor 2009 14:07

 

TIRANË - U mbyll mbrëmë në Teatrin Kombëtar, edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Tiranë. Në një ceremoni ku të pranishëm ishin kineastë shqiptarë e të huaj, u ndanë edhe çmimet e këtij edicioni të shtatë. 

Çmimi i madh i festivalit të filmit "TIFF 2009" shkoi për filmin spanjoll të regjisorit Javier Rebollo. "Gruaja pa piano", i cili ishte filmi më i mirë i këtij edicioni. Ky film mori edhe çmimin e aktores më të mirë femër. 

Çmimin e karrierës e mori regjisori i njohur grek, Teo Angelopulos, ndërsa regjisori shqiptar, Gjergj Xhuvani u vlerësua si "Regjisori më i mirë" i festivalit. Filmi i tij, "Lindje- Perëndim-Lindje" rrëmbeu edhe çmimin "Aktori më i mirë", e me këtë çmim u vlerësuan të gjithë aktorët që interpretojnë në të. 

"Çmimi i medias" i shkoi "Qytetit të djajve", filmit serb me regji të Vladimir Paskaljeviç, të birit të Goran Paskaljeviçit, ndërsa "Çmimi i publikut" për filmin "Kamion" i shqiptarit Ilir Kasmi. Më çmime të tjera në ceremoninë e mbrëmshme u vlerësuan filmat: "The one in charge", si "Best Fiction", "Dy histori dashurie" i kosovares Shota Bukoshi, si "Dokumentari më i mirë", "Nëntori" i Boris Greiner si "Filmi i shkurtër më i mirë", "Dy princeshat" e Maria Stepanovës, si "Filmi më i mirë i animuar". 

Ndërkohë si filmi më i mirë shqiptar për sesionin e filmave "Digitart" u shpall "Shenjat", e Odeta Çunaj. Po në këtë sesion, "Filmi më i mirë eksperimental" u vlerësua "Manifesto for a free wall". 

Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë solli rreth 100 filma, ku këtë vit në konkurrim ishte edhe filmi me metrazh të gjatë. Festivali 'TIFF' ka filluar në datën 27 nëntor dhe u mbyll mbrëmë, në datën 6 dhjetor. Shumë prej filmave të shfaqur gjatë këtij festivali, janë vlerësuar me çmime në festivale ndërkombëtare. /GSH/BalkanWeb/ 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 8 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve