35 vjecarja Elena Basho ka qenë duke shkuar në shtepine e saj, kur është qëlluar me armë tre herë në trup dhe në kokë nga dy persona të armatosur, të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, njëri prej tyre e ka qëlluar me armë, ndërsa tjetri ka siguruar zonën, që vrasësin të mos e shikonte askush gjatë momentit të krimit.
Pasi kanë dëgjuar të shtënat e armës, fqinjët e saj kanë dalë jashtë shtëpive të tyre për ta ndihmuar dhe e kanë dërguar urgjentisht në urgjencen e QSUT-së, por plagët e 35 vjecares Basho kanë qenë të rënda, duke e bërë të pamundur kthimin në jetë të saj nga mjekët.
Policia është duke hetuar në dy pista atë të vrasjes brenda familjes, si dhe atë të grabitjes.
Viktima është e martuar dhe me një fëmijë, ndërsa as ajo dhe as familja e saj nuk ka patur asnjë konflikt në kohët e fundit.
Policia tha se ka shoqëruar në rajon dëshmitarë që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes, nga dëshmitë e të cilëve priten të merren të dhëna të hollësishme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Vrasje te Komuna e Parisit
Dy persona u qëlluan me armë zjarri rreth orës 21 e 35 minuta në Komunën e Parisit në Tiranë.
Sipas të dhënave policore nga një automjet tip “Nisan” fuoristrade, ngjyrë gri, është hapur zjarr në drejtim të shtetasit Aleksandër Gocaj, 27 vjec, i cili mbeti i plagosur.
Por nga zjarri i pakontrolluar i armës së dy personave që qëlluan me breshëri, plumbat kapën edhe 25 vjecaren Megi Jukici, e cila ishte kalimtare në rrugë. Si pasojë e plumbave të marra, 25 vjecarja, humbi jetën pak orë më pas në spitalin ushtarak .
Sipas të dhënave paraprake, policia është vënë në ndjekje të autorëve të krimit, pasi ka arritur të identifikojë targën e tyre.
Policia nuk jep detaje të hollësishme në lidhje me këtë ngjarje, pasi është ende duke kryer ekspertizën në vendngjarje. Por sipas të dhënave paraprake mendohet se ka identifikuar autorët e këtij krimi të rëndë.
Ndërsa pak caste më parë u njoftua një vrasje e tretë tek Rruga e Elbasanit. Por ngjarja e fundit ende nuk është konfirmuar nga organet policore.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereSa popull i trashe jane shqiptaret! Sa popull frikacak jane shqiptaret! Sa popull injorant jane shqiptaret! Sa popull i degjeneruar moralisht kane filluar te kethehen shqiptaret! Si nuk doli ore njeri te pakten te vrase shkaktaret qe e sollen deri ne kete shkaterrim dhe degjenerim total, si nuk doli njeri te pakten te vrase politikane dhe udheheqes te degjeneruar dhe te korruptuar? Prandaj eshte e drejte te mendosh ato gjera per shqiptaret. I shikoni neper ekrane televizori neper Bote duke u krekosur dhe mashtruar sikur shqiptaret jane te Paret. Prandaj flitet neper Perendim , te shkojme te kerkojme azil ne Shqiperi!