Duke marrë parasysh ndryshmet që i ka shkaktuar njeriu, një pjesë e komunitetit të shkencës botërore konsideron se Toka ka hyrë në një epokë të re gjeologjike.
Për arsye të ndotjes së mjedisit, rritjes së tepërt të popullsisë, urbanizimit, shfrytëzimit të pasurive natyrore dhe shpenzimit të madh të karburanteve fosile, njeriu ka bërë aso ndryshimesh në Tokë sa ato do të ndjehen gjatë miliona viteve të ardhshme.
Këtë teori e ka paraqitur një grup shkencëtarësh, në mesin e të cilëve dhe klimatologu Wil Stefan dhe kimisti atmosferik e novelisti për kimi Paul Krucen, shkruan revista “Environmental Science & Technology”. Sipas tyre, dëmet që i ka shkaktuar njeriu do ta sjellin botën deri në shkatërrimin e gjashtë masiv në historinë miliardavjeçare të Tokës. Kjo do të shkaktojë zhdukjen e miliona llojeve të bimëve dhe të kafshëve.
Ky grup i shkencëtarëve do të paraqesë hulumtime e veta në Unionin ndërkombëtar të shkencave gjeologjike që do të organizohet pas tre vjetësh, në të cilën do të vendoset se e ka hyrë vërtetë Toka në një epokë të re gjeologjike. /koha/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)