Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Topalli: Axhenda e Kuvendit nė funksion tė integrimit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatė fjalės sė hapjes sė sesionit tė ri parlamentar, u shpreh se axhenda e Kuvendit do tė jetė nė funksion tė integrimit evropian tė vendit.

E hėne 6 Shtator 2010 17:14

 

"Bashkë, ne një vit ne kemi ecur mes sfidave dhe kemi marre vendime te rëndësishme. Edhe në sesionin e trete të kësaj legjislature, ne do të vazhdojmë te përballemi me sfida të reja, do vazhdojmë të diskutojmë e votojmë për ligje e reforma që do shënojnë kapituj të rinj të zhvillimit të vendit, ne do vazhdojmë marrim vendime te drejta në interes të vendit dhe të shqiptarëve", tha zonja Topalli.

Ajo foli edhe për rolin e deputetit, duke e vlerësuar si një privilegj të jesh pjesë e Parlamentit. "Në këtë platformë të institucionit më të lartë të vendit, çdo deputet me fjalën, punën e votën e tij, mund e duhet të bëhet pjesë e vendimeve të tjera historike për vendin e kombin", u shpreh ajo.

Topalli e vlerësoi ambicioze axhendën e parlamentit në sesionin e ri, që sipas saj "do jetë në funksion të një jete edhe me mire të shqiptarëve, të integrimit europian, në respekt të Kushtetutës së vendit, shtetit ligjor, parimeve të kushtetutshmërisë botërore e vlerave të demokracisë në të cilat të gjithë besojmë".

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve