Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Topalli nė Indonezi, lobon pėr Kosovėn e Shqipėrinė

Tiranė –- Kryetarja e Parlamentit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, po zhvillon njė vizitė nė Indonezi, e pari e njė niveli kaq tė lartė nga vendi ynė.

E mėrkure 1 Shkurt 2012 11:09

 

Zonja Topalli u prit nga Kryetari i Parlamentit indonezian, Marzuki Alie. Kjo vizitë vlerësohet jo vetëm për faktin se Indonezia është një vend i madh me një popullsi prej 260 milionë banorësh, por edhe sepse në këtë kohë të krizës globale ajo bashkohet me Kinën dhe Indinë në grupin e vendeve me ‘emerging economy’. Indonezia është vendi më i madh islamik me demokraci. Topalli shfrytëzoi vizitën e saj në Indonezi për t’u takuar me Kryetarin e Parlamentit të Arabisë Saudite, i cili pak kohë më parë bëri një vizitë në Shqipëri, si dhe Kryetarin e Parlamentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ajo zhvilloi një takim me Kryetaren e Parlamentit te Pakistanit, një mike e kahershme e saj. Takime të veçanta, zonja Topalli bëri dhe me Kryetarin e Asamblesë së Turqisë, z. Xhemil Çiçek, i cili i tha zonjës Jozefina Topalli se e pret atë si një mike e Turqisë. Po ashtu, Kryetarja e Kuvendit pati një takim me kryetarin e Parlamentit të Katarit, i cili pranoi me kënaqësi ftesën për të ardhur në Tiranë, jo vetëm në interes të shkëmbimeve parlamentare, por edhe me synimin për të eksploruar mundësitë për të pasur një prezencë më të madhe të biznesit dhe investitorëve te Fondit Financiar të Katarit në Shqipëri.

Në asamblenë e PUIC, kryeparlamentarja shqiptare promovoi mundësitë dhe resurset e Shqipërisë si një vend i bukur dhe me pozicion të veçantë gjeografik, jo vetëm për t’u vizituar nga turistë nga vendet me ‘emerging economy’ por gjithashtu edhe si vend që ofron mundësi për investime nga këto vende në fusha të ndryshme me interes reciprok. Fokusi kryesor i fjalës së saj në këtë asamble ishte kërkesa ndaj atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për ta bërë një gjë të tillë. Në asamble mori pjesë edhe Presidenti i Indonezisë Susilo Bambang Hudhoyono.

Në takimin me autoritetet më të larta të Indonezisë, Kryetarja Jozefina Topalli i këkoi këtij vendi të madh që të ushtrojë ndikimin e tij ndaj vendeve pjesëmarrëse, për të rritur numrin e atyre vendeve që kanë njohur pavarësinë e shtetit më të ri në botë si një kontribut për paqen dhe stabilitetin. /Start/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 8 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve