Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Topalli takohet me Erdoganin

Kryeministri Turk Erdogan i rezervon njė takim tė veēantė Kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė.

E marte 9 Mars 2010 16:34

 

Duke i uruar mirëseardhjen dhe falënderuar për praninë e saj në Samitin Botëror “Të drejtat e Grave lidhin lindjen me perëndimin” Kryeministri Erdogan theksoi se Turqia dhe qeveria e tij po i kushtojnë gjithnjë e më tepër vëmendje, çështjes së promovimit të të drejtave të grave.

“Turqia dhe Shqipëria mbeten jo vetëm vende të lidhura nga tradita historike e miqësisë dhe bashkëpunimit, por gjithnjë e më shumë ato po kthehen në dy partnerë strategjikë dhe faktorë të rëndësishëm të stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Në katër vitet e fundit marëdhëniet midis dy vendeve janë intensifikuar dhe në nivelet më të larta. Shqipëria është vendi që kam vizituar më shpesh.” tha ai.

Në bisedë u shpreh kënaqësia për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me tregues dinamikë dhe u shpreh vullneti për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në të gjitha fushat, me interes reciprok.

Gjatë bisedës u theksua se biznesi turk vlereson lehtësimet dhe klimën e favorshme që është krijuar në Shqipëri për investitorët e huaj.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehën se synimi dhe ambicia për të kapërcyer vlerën e një miliard dollarëve, të shkëmbimeve tregtare nëpërmjet dy vendeve.

Kryeministri Erdogan tha se, "Dëshiroj t’ju përcjell nëpërmjet jush përshëndetjet më të përzemërta Kryeministrit Sali Berisha". /zyra per informim e kuvendit te shqiperise/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 4 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve