Si presidenti Bamir Topi, i cili do të zhvillojë në shtator një vizitë në Kinë, edhe kryeministri Berisha, kanë shfrytëzuar takimet me delegacionin kinez për të ngritur çështjen e njohjes së shtetit te Kosovës. Autoritetet shqiptare kanë vlerësuar se Kina, e cila ende nuk e ka njohur Kosovën, si një nga pesë anëtaret e përhershëm të Keshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, mund të luajë një rol konstruktiv dhe përcaktues në të ardhmen.
Sipas Top Channel, pozicioni i Shqipërisë është se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë bëri të qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 të Këshillit te Sigurimit dhe se rasti i saj është unik.
Me këtë qëndrim, duke theksuar se njohja e Kosovës i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon, presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë do të shkojnë pas dy javësh në Neë York, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku në rendin e ditës, një nga pikat është edhe rezoluta serbe për Kosovën. /Telegrafi/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull