“Si sot 100 vjet më parë lindi Gonxhe Bojaxhi, ajo që me veprën e saj të papërsëritshme u shndërrua në Nënë Terezën e popujve. Projekti “Rruga e Mijevjeçarit per Paqen” ne nderim te kujtimit te Nene Terezes, do të realizohet ne nje rruge tek Liqeni Artificial i Tiranes do te vendosen gure, qe mbajne firmen e shume Presidenteve nga mbare bota, si simbolike e vullnetit te tyre per paqen dhe tolerancen”, tha Topi.
Kreu i shtetit u shpreh se Nënë Tereza është dëshmia se në c’lartësi morale mund të ngrihet njeriu shqiptar .I pranishëm në ceremoninë e posacme për 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, kryetari i bashkise falenderoi presidentin e Republikes, Unionin e Paqes per rrugen, e cila do te kujtoje perhere kete figure madheshtore.
“I japim jetë një hapësire në parkun e kryeqytetit ku burra e gra, fëmijë e të moshuar, njerëz të njohur dhe të panjohur të mund të përshkojnë një rrugë, e cila përmes emrave të shkruar në gurët e saj t’i bëjë jehonë gjithcka për të cilën ne flasim shumë, por harrojmë ta kujtojmë në ditët e zakonshme”, u shpreh Rama.
Me rastin e 100-vjetorit te lindjes së Nënë Terezës, ambasada italiane nëpërmjet bashkëpunimit italian dhe bashkisë së Tiranes kane prezantuar inisiativen: “Se bashku per sheshin Nene Tereza”, projekt i cili synon rehabilitimin e qendres historike te kryeqytetit.
Ky aktivitet i paraprin konkursit nderkombëtar qe do te zhvillohet per idete projektuese per ristrukturimin arkitektonik te sheshit Nene Tereza dhe sheshit Italia.
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull