Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Topi: Politika po pengon reformėn nė drejtėsi

Presidenti Bamir Topi, i ėshtė drejtuar qartė sot politikės shqiptare, duke kėrkuar gjetjen e konsensusit pėr tė miratuar njė sėrė ligjesh qė kėrkojnė shumė tė theksuar nė Parlament.

E hėne 8 Mars 2010 10:54

 

Gjatë një takimi mbi analizën një vjeçare të gjykatave në vend, Topi u shpreh se gjyqtarët duhet të qëndrojë larg politikës së ditës, por edhe politika sipas tij, duhet të shoh interesat madhore të vendit që kanë të bëjnë me integrimin në Bashkimin Evropian.

"Është diskutuar për çështjet e Konferencës Gjyqësore, Gjykatës Administrative, nevojën për profilizimin e gjykatës se te miturve. Here pas here është shprehur edhe shqetësimi për gjendjen e krijuar për shkak të disa impaseve që janë krijuar në çështjet e ligjshmërisë. Nisur nga kjo unë do t'i bëja apel politikes, parlamentit që të shkojë përtej debatit të ditës, të shohë më larg, sepse integrimi i vendit, procesi i liberalizimit të vizave është i kondicionuar ne reformat", tha Topi.

Kreu i shtetit shtoi se numri 84 është një numër magjik në Parlament dhe për këtë arsye, forcat politike, duhet të gjejnë mënyra për të miratuar një sërë ligjesh. “Ne vazhdimisht jemi të orientuar ta përmendin numrin 84, që quhet numri magjik në Parlament, por kjo pa tjetër kërkon një vullnet për reformat. Sistemi i drejtësisë mbetet në një moment staze për derisa disa ligje të rëndësishme nuk janë miratuar”, tha më tej Topi, në rolin e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë./start/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 1 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve