Si pasojë e shpërthimit të një bombole gasi, tre anëtarë të Familjes Berisha nga Vasileva e Drenasit kanë vdekur. Dyshohet se ata janë djegur brenda në shtëpi, pasi ka rënë plafoni. Dy fëmijët e tjerë të lënduar janë jashtë rreziku për jetë. Ata po trajtohen në QKU. Kryeministri ka ngushëlluar familjen, e Ferid Agani ka vizituar fëmijët e lënduar.
Tre anëtarë të familjes Berisha nga fshati Vasilevë e Drenasit janë djegur nga zjarri, i cili ka përfshirë shtëpinë e tyre.
Dyshohet se ata kanë mbetur nën rrënojat e tavanit, pasi zjarri ka përfshirë shtëpinë.
Dy fëmijë, 13 dhe 14-vjeç, janë shpëtuar dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
“Po dyshojmë që tre persona janë ngujuar brenda, pasi u ka ra plafoni për shkak të zjarrit”, ka thënë togeri Fehmi Hoti.
Togeri Fehmi Hoti, nga stacioni policor në Drenas, ka konfirmuar se zjarri ka shpërthyer rreth orës 13.
“Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin, por dyshohet se ka pasur persona brenda që kanë mbetur si pasojë e zjarrit. Të paktën tre veta të së njëjtës familje. Dy fëmijë 13-14 vjeç janë tërheq nga shtëpia dhe po trajtohen në QKUK. Që të dytë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Hoti.
Ka dyshime se zjarri është përhapur pas shpërthimit të një bombole gazi.
“Ka informacione të ndryshme, por nuk janë të konfirmuara ende. Ekspertët kanë fillu ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, i tha togeri Hoti Gazetës Jeta në Kosovë.
Dy fëmijët e familjes Berisha, që pësuan lëndime si pasojë e zjarrit që kaploi shtëpinë e tyre në Fshatin Vasilevë të Drenasit, po trajtohen në Qendrën Emergjente të QKUK-së.
Mjekët kanë bërë menjëherë ekzaminimin dhe vlerësojnë se gjendja shëndetësore e fëmijëve për momentin është stabile.
Zjarri që kaploi shtëpinë e familjes Berisha të enjten në mesditë, ka lënë të vdekur tre persona të moshës madhore, kurse dy fëmijë kanë pësuar lëndime trupore.
Mjeku Sinan Musliu ka konfirmuar për Kosovapress se në Qendrën Emergjente janë sjellë dy fëmijë me djegie të lehta trupore dhe pas trajtimit fillestar, ata janë transferuar për mjekim të mëtutjeshëm në kirurgjinë plastike.
“Po, këtu në QKUK, gjegjësisht në Qendrën Emergjente janë sjellë dy fëmijë, njëri mashkull i lindur me 1996 dhe një vajzë e lindur në vitin 1999. Kanë qenë me djegie të gradës së parë dhe gradës së dytë, ka qenë fytyra një pjesë e qafës dhe dy duart. Të dytë janë trajtuar dhe janë transferuar për mjekim të mëtutjeshëm në kirurgjinë plastike. Për momentin gjendja hemodinamike e tyre është stabile”, ka thënë ai.
Me të marr lajmin për këtë shpërthim, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo ka qenë e kotë përpjekja e tyre për të shpëtuar tre anëtarët e familjes Berisha. Dyshohet se shkaktar i zjarrit ishte shpërthimi i një bombole gazi.
Policia ka konfirmuar se personat që kanë humbur jetën në këtë aksident janë: V.B (mashkull 60 vjeç), H.B (femër 80 vjeçe) dhe S.B (femër 45 vjeçe). Ndërsa dy fëmijët që janë duke u trajtuar në QKUK janë të moshës së mitur dhe ata janë: G.B (femër 12 vjeçe) dhe D.B (mashkull 15 vjeç).
Thaçi ngushëllon familjen Berisha
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Berisha nga Vasileva e Drenasit me rastin e humbjes së tre anëtarëve të saj, si pasojë e zjarrit që shpërtheu në shtëpinë ku jetonin.
“Me pikëllim morëm lajmin për humbjen e jetëve të më të dashurve tuaj, si pasojë e shpërthimit të zjarrit. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Urojmë që fëmijët e familjes tuaj, që u lënduan nga ky shpërthim, të shërohen sa më shpejt. Qeveria e Republikës së Kosovës solidarizohet dhe ndan dhembjen me familjen tuaj, duke qenë pranë jush në mbështetje të plotë”, thuhet në telegram./express/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull