Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Sport

artikuj
 

Trazira nė futbollin kolumbian

Trazirat e shfaqura nė dy ndeshjet e kategorisė sė parė nė futbollin kolumbian kanė alarmuar autoritetet nė dy qytete tė ndryshme nė vendin latin.

E marte 7 Shkurt 2012 21:41

Më shumë se 100 persona në qytetin e Ibaguas përfituan nga një portë e lënë hapur në stadium duke pushtuar fushën e lojës gjatë pushimit të ndeshjes me Deportes Lima dhe Santa Fe. Ndeshja u shty për pak kohë deri në normalizimin e situatës, ndërsa policia u përfshi në konflikte me tifozët.

Tifozët goditën policinë me gurë dhe sende të tjera të forta, ndërkohë që kjo e fundit u përgjigj me ujëhedhës për shpërndarjen e tyre. 50 tifozë u arrestuan dhe disa policë u plagosën ishte bilanci i trazirave.

Në një tjetër ndeshje të luajtur në Pereira, tifozët gjetën një mënyrë anormale për të festuar golin, duke hyrë dhunshëm në fushë në minutën e 30.

Skuadra mike e Petroliera Alianca u detyrua të lërë fushën, ndërsa portieri i saj u plagos nga dhuna e tifozëve.

Federata ka nisur hetimin e dhunës në dy ndeshjet, ndërsa pritet të dënohen skuadrat respektive./tch/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve