Kreu i komisionit, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, tha se Spahiu është marrë me veprimtare jashtë funksionit të tij kushtetuese që i ngarkon për postin që mban.
Veprimtaria e këtij komisioni do të përqendrohet në tre drejtime kryesore, si verifikimin e fakteve dhe rrethanave që lidhen me devijimin nga misioni kushtetuese, abuzimi në mënyrë flagrante me kompetencat që i jep KLD-ja si dhe largimi me misione jashtë vendit pa leje nga eprorët dhe në përputhje me misionin e institucionit.
Pas hetimit të këtyre tre veprimtarive, më 15 shkurt do të dilet me një raport përfundimtar që do ti dorëzohet Parlamentit, i cili më pas pritet të marrë vendimin për shkarkimin e tij. Marrja me politikë përbën shkelje flagrante të detyrës. Nga marsi 2011, Spahiu ka zhvilluar 43 tubime me Aleancën Kuq e Zi. Në këtë lëvizje ai ka shprehur qëndrimin e tij, tha sot Alibeaj.
Komisioni hetimor vendosi të mblidhet sërish më 8 shkurt. Ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Spahiut u vendos vetëm me votat e mazhorancës më 26 janar, ndërsa opozita votoi kundër duke mos marrë pjesë as edhe në komision. /S.Ll/Start/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull