Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Tre personat e vetėvrarė nė Skoci nuk janė kosovarė


E hėne 8 Mars 2010 22:53

Tre persona që dje kanë bërë vetëvrasje në Skoci nuk janë kosovarë, e konfirmoi sot ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti. Ai tha se autoritetet britanike kanë konfirmuar se tre personat nuk janë kosovarë, duke demantuar kështu një lajm të transmetuar nga AFP-ja. "Autoritete zyrtare britanike e konfirmojnë zyrtarisht se njerëzit, për të cilët është dyshuar se ishin shtetas të Kosovës dhe kishin bërë vetëvrasje dje, nuk janë shtetas të Kosovës. Ambasada e Kosovës është përpjekur që nga momenti i parë të marrë vesh apo edhe të konstatojë vërtetësinë e lajmit, sepse ishte shqetësuese kur në lajme doli se ata persona ishin shtetas të Kosovës", tha ambasadori Hamiti për Radio Kosovën, duke u shprehur i lumtur që nuk bëhet fjalë për shtetas të Kosovës.

Vetëvrasja e trefishtë ndodhi të dielën në mëngjes në orën 8.45 në kompleksin e apartamenteve Red Road në zonën Springburn të Glasgow, kur dy meshkuj dhe një grua bënë vetëvrasje duke u hedhur nga një bllok i apartamenteve, raporton BBC duke mos përmendur shtetësinë e viktimave.

Ndërsa sipas Times dhe Guardian tri viktimat ishin nga Kosova dhe ishin të moshës midis 20 dhe 30 vjet. Atyre iu ishte refuzuar kërkesa për azil.

Policia thotë se nuk ka asnjë rrethanë të dyshimtë për vdekjen e tyre.

Shumë nga banesat janë bosh, pasi që agjencia lokale e banesave po lëviz banorët në ndërtesa tjera.

Willie Bain, deputete laburiste ka shprehur keqardhje. “Ky është incident i tmerrshëm, shkatërrues. Nga ajo që më kanë thënë bëhet fjalë për tre të rinj kosovarë, që po jetonin këtu ka dy muaj”, tha Bain. Ajo, megjithatë, ka thënë se askush nga komuniteti kosovar nuk e kishte kontaktuar për t’ia shprehur shqetësimet për azilin.

Policia po bën hetime për të zbuluar identitetin e viktimave. /koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve