Në Kinoteatrin “Jusuf Gërvalla” në Pejë, nën organizimin e Asociacionit për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) u mbajt tribuna me temën “Dobitë shumëdimensionale të agjërimit” nga Prof. Dr. Ferid Agani dhe Mr. Rrahman Ferizi.
Në trajtesën e tij, Prof. Dr. Ferid Agani u përqendrua në efektet dhe dobitë e agjërimit dhe të muajit Ramazan në tërësi, në shëndetin trupor, psikologjik (mendor), shoqëror dhe atë shpirtëror të njeriut, duke potencuar faktin e njëkohëshmërisë dhe gjithëpërfshirshmërisë së dobive në të gjitha këto aspekte gjatë muajit Ramazan.
Në lidhje me dobitë e agjërimit në rrafshin biologjik, ai iu qas shtjellimit të sistemit endokrin (hormonal), duke thënë se njeriu, gjatë këtij muaji e bie veten në harmoni me natyrën duke i kujtuar vetes se ai është qenie e natyrshme dhe duke u njëjtësuar me ritmin dhe dinamikën natyrore, sipas “orës biologjike”, mëngjes dhe mbrëmje.
Ndërsa për traktatin e tretjes së ushqimit, Prof. Agani shpjegoi se gjatë agjërimit bëhet rigjenerimi i mukozës së lukthit dhe bëhet eliminimi i helmeve nga mëlçia.
Në lidhje me sistemin imunologjik, ai tha se përmes agjërimit bëhet zvogëlimi i stresit, ndërsa edhe veshkët përjetojnë një “pushim”. Po ashtu sistemi kardiovaskular i nënshtrohet një rifreskimi, tha Dr. Agani.
Sa i përket dobisë së agjërimit në rrafshin psikologjik, ai tha se përmes agjërimit “mendja dhe arsyeja mbizotërojnë me vullnet të motivuar mbi nevojat trupore (epshore)”. Efektet tjera të shumanshme të agjërimit Prof. Agani i përmblodhi në pikat si vijon: a) Shtohet vetëbesimi dhe vetërespekti; b) Ulet frika ekzistenciale, ankthi dhe pasiguria (ngase njeriu e përjeton veten së pari si qenie shpirtërore); c) Shtohet stabiliteti i personalitetit, dhe d) Theksohet sublimimi dhe altruizmi (shndërrimi i agresivitetit në diçka të dobishme për të tjerët; ulja e kompleksit të inferioritetit, etj.).
Dobive të agjërimit në rrafshin shoqëror, Prof. Agani iu qas në disa aspekte, si: a) Dalja nga izolomi dhe vetëmjaftueshmëria; b) Zvogëlimi i sjelljeve devijante; c) Socializimi i shtuar; d) Drejtësia shoqërore; e) Humaniteti dhe solidariteti; f) Të drejtat e njeriut; g) Drejtësia ekonomike (zekati)
Më tutje, në rrafshin e dobisë shpirtërore, ai shtoi se ngjallet “ndjenja sublime e kënaqësisë shirtërore në adhurimin e Allahut të Gjithëmëshirëshëm, Mëshirëplotë.
Ndërsa, Mr. Rrahman Ferizi tha se agjërimi është proces i cili ka mision shumë më të lartë, sesa që mund të kuptohet nga intelekti i kufizuar i njeriut dhe se mundëson një ekulibër të binomit njerëzor (mes trupores dhe shpirtërores). Mr. Ferizi shtoi se agjërimi ul shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjenden e ankthit, përbën një periudhë pushimi për organet e sistemit tretës, mëlçia punon 4-6 orë, stomaku pushon, nuk grumbullohet acid tretës, zorrët kanë një periudhë pushimi për sa i përket sekrecionit të lëngjeve si dhe ulet ritmi i punës së muskujve.
Ndërsa si përfundim, Mr. Ferizi tha se nuk duhet harruar se urdhri për agjërim është para së gjithash imperativ hyjnor, dhe si i tillë e posedon privilegjin ndaj atij që i përgjigjet me dinjitet dhe përgjegjësi të plotë.
Ndërsa për fund, të pranishmit patën rastin të shtrojnë pyetjet, dilemat, shqetësimet dhe diskutimet e tyre për çështje të ndryshme me të dy ligjëruesit, me ç’rast u ngrenë çështje për dikskutim si në lidhje me temën në fjalë, si në lidhje me realitetin shoqëror, psiko-kulturor dhe politik në Kosovë. Në këtë pjesë, Prof. Agani tha se identiteti fetar i shqiptarëve të Kosovës, që është shumë i integruar me identitetin kombëtar, duhet avancuar dhe afirmuar më shumë nga organet qeveritare. Këtu u ngrenë edhe shqetësimet e përbashkëta në lidhje me dukuritë negative, drogën, prostitucionin dhe për vetëvrasjet, duke dhënë rekomandimet psikologjike dhe sociologjike për dukurtë në fjalë. Prof. Agani ripërsëriti qëndrimin për futjen e lëndës së Edukatës fetare në sistemin arimor, sipas standardeve evropiane, si mënyrë përmes të cilës, siç tha ai, nxënësi do të vetëdijesohet se ai nuk është vetëm biologji, por një qenie edhe me entitet të veçantë edhe shpirtëror dhe do të largohet nga narcizmi dhe vetëmjaftueshmëria.
Kjo tribunë u shoqërua edhe me një pjesë të shkurtër artistike dhe ishte tribuna e parë e organizuar nga AKEA në qytetin e Pejës.
Përgatiti: Blerim Halili
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull