Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kuzhinė

artikuj
 

Trilecce

Ėmbėlsirė e kėndshme me shije tė rafinuar.

E shtune 13 Shkurt 2010 14:45

 

Përshkrimi

Ëmbëlsirë e këndshme me shije të rafinuar (3 lloje qumështi)

Përbërësit

• 10 kokrra vezë

• 10 lugë sheqer

• 10 lugë miell

• 500 ml qumësht panna (psh. hopla)

• 1 l qumësht kutie

• 350 ml qumësht i kondensuar (psh. panda)

• 300 ml karamele të parapërgatitur

• pak vaj për tavën për pjekje

Udhëzime për përgatitje

Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezëve në enë të veçanta. Shtojmë sheqerin në enën me të bardhat e vezëve dhe i rrahim me mikser derisa të bëhen marengë. Shtojmë të verdhat, të rrahura më parë në enën ku i kemi vendosur, duke i përzier ngadalë me të bardhat e vezëve me tel kuzhine. Pasi te lidhen, shtojmë miellin gradualisht, lugë pas luge, duke e përzier me kujdes me qëllim që të mos e humbasim volumin.

Tavën për pjekje e lyejmë me pak vaj dhe e shtrojmë me letër kuzhine për pjekje ne mënyrë të tillë që vaji të mos ketë kontakt me ëmbëlsirën.

E hedhim në tavë masën e përgatitur dhe e pjekim për 5 min. në furrë të nxehur në 250 gradë dhe pasi të jetë pjekur sipër, e ulim gradën e furrës në 150 gradë dhe e lëmë të piqet edhe për 10 min. të tjera.

Ndërkohë përgatisim përzierjen me 3 llojet e qumështit: hedhim qumështin panda në një enë për përzierje dhe shtojmë qumështin e kutisë. I përziejmë derisa të tretet qumështi panda. Më pas shtojmë qumështin panna dhe masa është gati.

E heqim pandispanjen nga furra, e kthejmë në një tavë tjetër në mënyrë që t’i heqim letrën dhe e lëmë të ftohët.

Pasi ftohet e presim në sa copë të dëshirojmë dhe i hedhim përzierjen e qumështit derisa ta absorbojë të gjithën. E lyejmë sipër me karamelen e parapërgatitur. /recetagatimi.com/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 7 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve