Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kuzhinė

artikuj
 

TRILEQE

Tunden tė bardhat e vezėve gjersa tė shkumojnė mirė. Shtohet sheqeri pėr tė vazhduar tundja, gjersa masa tė formohet shkumė e qėndrueshme...

E premte 19 Nėntore 2010 15:19

 

Përbërësit:

6 vezë,
400 gr sheqer,
400 gr miell,
1 pluhur paste,
1vanil sheqer,
1/2 lit ajkë “Hoplla”1 ½ lit qumësht,
300 gr qumësht pluhur “Nestlle”,
1/2 kg karamel.

 

Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë. Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja, gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme. Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja. Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje, duke e përzier me lugë, gjersa masa të kompaktësohet. Brumi derdhet në tepsi shporeti të shtruar me letër të yndyrshme, ose të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Futet në furrë të nxehtë me temp.180 * C që të piqet për afro 30 min. Pasi të ftohet pak përmbyset, largohet letra. Në tepsi ku është pjekur, derdhet ajka dhe mbi të vendoset pandispanja e pjekur. Me ½ lit. qumësht të ftohtë trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë, në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi, përzihet me 1 lit. qumësht të vakët. Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje, që ta pijë mirë qumështin. Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë, hidhet mbi, e nëse është i hollë, mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe shërbehet, kuptohet pasi të pritet në katrorë.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 8 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • ummusarah E diel 1 Prill 2012 4:56

    e kam pergatite kete embelsire nuk ka me te mire se kjo provojeni edhe ju nuk do te zhgenjeheni

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve