Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Bota Jonė

artikuj
 

Turqia do tė restaurojė universitetin e Ez’herit dhe xhaminė e imam Shafiut


E shtune 7 Janar 2012 21:40

Ambasadori i Turqisë në Kajro ka deklaruar se vendi i tij do të fillojë sa më shpejt projektin e restaurimit të universitetit të Ez’herit, oborrit të tij dhe xhaminë e imam Shafiut. Ashtu siç do të ndërtojë dhe një godinë për studentët turq që studiojnë në Egjipt dhe Ez’her.

Gjatë një vizite të ambasadorit turk në zyrën e imamit dhe shejhut të Ez’herit dr. Ahmed Tajjib, ambasadori turk ka deklaruar se ky është një premtim i kryeministrit turk Erdogan gjatë vizitës së tij të fundit në Egjipt. Ambasadori turk dhe kreu i Ez’herit u dakorduan edhe mbi rëndësinë e hapjes së një qendre të Ixhtihadit dhe ripërtëritjes së mendimit islam, e cila do të përballet me ekstremizmin dhe islamofobinë.

Ambasadori turk i përcolli imamit të madh urimet dhe përshëndetjet e ngrohta të presidentit dhe kryeministrit turk. Ai tha se Turqia beson se Egjpti po ecën në udhën e ndërtimit dhe se është një vend bosht për sigurinë e gjithë rajonit.

Ambasadori turk tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në udhën e duhur dhe se Turqia ndjek me vëmendje procesin e zgjedhjeve në Egjipt. Ai tha se qëndrimet e Turqisë janë të ngjashme me ato të Egjiptit dhe se ato janë të njëjta kur bëhet fjalë për çështjen palestineze.

Imami i madh e falënderoi ambasadorin turk dhe i theksoi se roli i vërtetë i Turqisë do të manifestohet qartë me zbatimin e këtij projekti në Ez’her. Ai u kërkoi inxhinierëve turq që do të zbatojnë projektin që ta vizitojnë në zyrën e tij për tu paraqitur pikëpamjen e tij lidhur me projektin. Shejhu Ez’herit vuri theksin dhe rolin pozitiv dhe tepër praktik të Turqisë dhe tha se Egjipti dhe Turqia mund të bashkëpunojnë fuqishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit. /ardhmeriaonline/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 8 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • Muhamed E mėrkure 8 Shkurt 2012 0:25

    Allahu xh.sh, i shperblefte dhe i ndihmofte. Nje mesazh shum domethenes qe Turqia ndihmon universitetin boteror islam Ezherin. Ky universitet eshte Qabja e diturise.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve