Turqia mposhti Francën me lehtësi 95:77 të dielën mbrëma dhe siguroi kalimin në çerekfinale të Kampionatit botëror në basketboll. Nikoqir i botërorit tani do të përballet me Slloveninë, që fitoi kundër Australisë me rezultat të thellë 87:58 në përballjen e të 1/8 së finales.
Basketbollistët turq ishin superior përball francezëve që për asnjë moment nuk rrezikuan fitoren e nikoqirit. Përfaqësuesja turke e ka filluar mirë takimin duke dominuar në parket derisa në çerekun e dytë ishin fantastik ku epërsia e tyre ishte 10 pikë diferencë (24:14).
Përfaqësuesja franceze vetëm në çerekun e katërt ishte për një nuancë më e mirë se Turqia (22:25), e cila nuk u djersit shumë pasi kishte epërsi të mjaftueshme dhe fitorja ishte në duart e tyre.
Ndërsa në përballjen tjetër, Sllovenia realizoi 16 prej 33 tentimeve për tre pikë derisa shkeli Australinë me rezultat 87:58 të dielën duke siguruar kalimin në çerekfinale të Kampionatit botëror në basketboll.
Jaka Lakovic shënoi 19 pikë për Slloveninë që e filloi furishëm takimin me seri prej 12-0. Skuadra evropiane dominoi nga fillimi deri në fund ndërsa lanë kundërshtarin më tepër se gjashtë minuta pa shënuar pikë.
Joe Ingles e theu pritjen por Slovenia mbeti në kontroll. Primoz Brezec nga Milwaukee Bucks shënoi 12 pikë ndërsa Goran Dragic shtoi 10 të tjera dhe tetë asistime për Slloveninë. Ingles dhe Patrick Mills nga Portland Trailblazers shënuan nga 13 pikë secili për Australinë që shënoi vetëm 18 nga 58 tentimet nga loja.
1/8 e finales
Sllovenia-Australia 87:58
Turqia-Franca 95:77
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull