Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Bota Jonė

artikuj
 

Turqia nė "Guiness", organizoi iftarin mė tė gjatė


E diel 22 Gusht 2010 22:30

 

Bashkia e Esenler ka hyrë në librin e rekordeve "Guiness" pasi ka shtruar iftarin më të gjatë në botë në një gjatësi prej 10 kilometrash të përbërë prej 7 mijë tavolinash. Në iftarin më të madh në botë të shtruar ndonjëherë morën pjesë rreth 41.120 persona.

Iftari u shtruar përgjatë rrugës “Atësh-Allanë”.

Ushqimi i iftarit u sigurua një pjesë nga vetë personat e pranishëm që kishin sjellë ushqim familjar dhe pjesën tjetër të ushqimit e ka siguruar bashkia.

Organizatorët kanë siguruar si ushqim sasinë prej 10 tonësh pilaf, 8 ton mish, 100 mijë shishe ujë, 45 mijë shishe me lëng frutash dhe një sasi e madhe dhalle.

Personeli i organizatorëve që shërbente përbëhej nga 2 mijë 900 persona dhe numri i kuzhinierëve ka qenë 50 persona.

Në mbrëmjen e iftarit ka qenë i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Stambollit, Kadir Topbash, i cili ka thënë se në këtë iftar të veçantë u vunë në dukje vlerat e larta të miqësisë. /ZAMAN/fri.org.mk/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve