Synohet që deri në vitin 2014 rrezja e veprimit të kësaj rakete të jetë 2.500 km.
Këtë objektivë e tregoi Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan, i cili mori pjesë në Këshillin e Lartë Teknologjiko-Shkencor.
Raketa në fjalë quhet "Municion Stand-Off i Telekomanduar me Precizion të Lartë", ose shkurtimisht SOM...
Në kuadrin e nevojave të Forcave Ajrore Turke, kjo raketë u prodhua për të goditur objektivin e parapërcaktuar me një precizion të lartë, pa hyrë avionët në rrezen e veprimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore armike.
Ky sistem raketor, që aktualisht është zhvilluar me 3 versione, për momentin ka rreze veprimi mbi 180 km.
Raketa "cruise" kombëtare turke, SOM, për herë të parë iu prezantua opinionit publik në një avion F-16 të Flotës Xhejlan gjatë Shfaqjes Ajrore të Turqisë, që u realizua vitin e kaluar në Izmir.
Instituti i Kërkim-Zhvillimit të Industrisë së Mbrojtjes (SAGE) pranë TUBITAK-ut, i cili punimet e tij në këtë fushë i vazhdon prej tashmë 6 vjetësh, aktualisht e ka rritur rrezen e veprimit të raketës SOM në 300 km.
Por pritshmëria e Turqisë për rrezen e saj të veprimit është e lartë.
Vet Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, në mbledhjen e Këshillit të Lartë Teknologjiko-Shkencor të Turqisë, kërkoi që rrezja e veprimit të raketës SOM të rritej në 2.500 km.
Në bazë të kërkesës së kryeqeveritarit turk, SAGE brenda këtij viti do të fillojë testimet për 500 km; pastaj rrezja e veprimit do të rritet në 1.500 km, ndërsa në vitin 2014 do të arrihet objektivi 2.500 km./trt/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull