Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Turqia protestoi te ambasadori i Suedisė


E premte 12 Mars 2010 13:15

 

Ministria e jashtme e Turqisë e ka ftuar ambasadorin e Suedisë në shenjë proteste ndaj votimit në Parlamentin e Suedisë, me të cilin masakrat e armenëve nga Turqit Otomanë, njihen si “gjenocid”.

Ambasadori suedez, Krister Asp, tha pas takimit në Ministrinë e jashtme të Turqisë, se Stokholmi beson se historinë duhet lënë historianëve dhe ka premtuar mbajtjen e lidhjeve “të forta e miqësore” me Turqinë.

Dje, Parlamenti i Suedisë e ka miratuar rezolutën me të cilën “Suedia e njeh gjenocidin në vitin 1915 ndaj armenëve” dhe grupeve të tjera etnike nga Perandoria Otomane.

Turqia në mënyrë kategorike e hedhë poshtë cilësimin gjenocid. /rel/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 8 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve