Turqia u bë shteti më i fundit që e kritikoi vendimin e qeverisë së Izraelit për ndërtimin e 1.600 shtëpive në territorin e pushtuar në Bregun Perëndimor.
Ministria e Jashtme në Ankara tha se vendimi i Izraelit ngre “dyshime serioze” rreth përkushtimit të shtetit hebraik për paqen.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se “veprimet janë në kundërshtim me bazat legale të pranuara ndërkombëtarisht për zgjidhje” në Lindjen e Mesme.
Kreu i Ligës Arabe, Amr Musa tha se presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, e ka njoftuar se nuk do të hyjë në bisedime indirekte me Izraelin.
Më herët, nënpresidenti amerikan Xho Bajden, tha në Ramallah tha se plani për t’i zgjëruar vendbanimet i minon përpjekjet paqësore pasi palestinezët kanë rënë dakord për bisedime me ndërmjetësimin e SHBA-ve.
Zyra e kryeministrit Izraelit, Benxhamin Netanjahu, tha se ky i fundit ka shprehur “keqardhje” që shpallja për vendbanimet u bë gjatë vizitës së Bajdenit. /rel/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull