Nën organizimin e Asociacionit për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) dhe Qendrës "Open Art" në Prishtinë, u hap ekspozita "Arti Islam" edicioni i gjashtë. Ceremonia e hapjes së kësaj ekspozite filloi me shfaqjen teatrale "Sa e madhe është bota", nga shkolla e aktrimit "Filizat", nën përkujtesjen e regjisorit Sokol Plakolli.
Në fjalën përshëndetëse Naim Spahiu, bashkëorganizator i ekspozitës, tha se në ekspozitën e sivjetme marrin pjesë 15 artistë nga Kosova dhe Maqedonia. Ndërsa Bashkim Mehani, i përshëndeti të pranishmit në emër të AKEA-s dhe tha se Arti Islam është një art me vlera të veçanta që burojnë nga shpirti e nga besimi në Krijuesin, vlera që lanë thesaret e veta anekënd botës së qytetërimit njerëzor, por të cilat janë të pranishme edhe në mjedisin tonë kulturor. Ai po ashtu shtoi se edicioni i sivjetëm ka të bëjë me fotografinë, gjegjësisht fotografi nga monumentet e kulturës islame në Kosovë. Për modelet e ardhshme të ekspozitës "Arti islam", Mehani tha se do të fokusohemi në disiplina të veçanta dhe pritet që të jenë edhe më kreative.
Duke pasur karakter garimi, komisioni vlerësues nga kjo ekspozitë zgjodhi dhe shpërbleu punimet më të mira. Shpërblimin për vendin e parë e mori Muhamedali Alili- Dali, Sabile Tmava – Billi, për vendin e dytë dhe Malsor Bejta, për vendin e tretë.
Po ashtu një mirënjohje e veçantë u nda për fotografin e mirënjohur Naim Shala, i cili e kishte nderuar këtë eveniment arti me pjesmarrjen e tij me disa foto.
Ekspozita në Prishtinë do të jetë e hapur dy javë në galerinë e Qendrës "Open Art", e më pas ekspozita do të hapet edhe në qytetin e Podujevës dhe Prizrenit. /B.H. / mesazhi.com
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 2 hereAferim...per AKEA-ne, kjo ide kolosale me permbajtje autoktone eshte pasqyrim i fjales se te madhit Hasan el-Basri Vepra e nje njeriu drejtuar nje mije njerezve eshte ma me ndikim se fjala e nje mije njerezve drejtuar nje njeriu, andaj edhe puna ne kontinuitet e AKEA-se eshte duke plasuar nje mesazh Veper te vyeshem tokesor me frymezim te pashterrshem Hyjnor, ju lumte!
Ta njohim vetveten, eshte dituria me e mire. Organizim shume mahnites, shpresoj qe edhe ne te ardhmen te perfshihen te gjitha fushat e jetes ashtu siq eshte gjithperfshiirese kjo fe e paster.