Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

U shfaq premiera e filmit mė tė ri, “Hakmarrja”

U shfaq premiera e filmit mė tė ri “Hakmarrja” nėn regjinė e Alban Selimit.

E hėne 11 Janar 2010 22:41

 

Nga: Blerim Halili, Prishtinë


Në kinemanë ABC në Prishtinë, në prani të shumë dashamirëve të filmit, artit dhe kulturës, të dielen, më 10 janar, u shfaq premiera e filmit më të ri “Hakmarrja” nën regjinë e Alban Selimit.

Në fillim para të pranishmëve foli regjisori dhe skenaristi i filmit, 19 vjeçari, Alban Selimi, i cili dha sqarimet për motivin e tij për t’u marrë me aktrim, me sportet marciale dhe për të realizuar një film të tillë, foli për vështirësitë e realizimit, pengesat dhe vullnetin e madh, etj.

Ndërkohë gjatë fjalimit të tij, “Qëndrimi” (emri i personazhit të tij në film), “u pengua” nga njerëzit e “Bossit” dhe pas një rrahjeje me ta para publikut, pasi i la përtokë, del edhe vetë “Bossi”. Në pritje të “boksit” të parë ndaj njëri tjetrit, ata përkundrazi i shtrinë dorën njëri-tjetrit dhe u përshëndetën para publikut në sallën e kinemasë. Kjo ndoshta qe edhe pika më interesante që u përcoll me më së shumti duartrokitje të publikut.

Më pas për një fjalë rasti u pronocua edhe trajneri i “aktorëve” përkatësisht, Nuhi Gashi, drejtor i klubit të Taekwondosë “Prishtina” që dha disa shpjegime për “luftrat” përgjatë filmit dhe realizimin e tij. Ngase, e veçantë e filmit është se, për herë të parë tek ne, realizohet një film që përmban edhe sportet marciale, përkatësisht sportin e Teakwondosë.

Në fund para publikut u shfaqën të gjithë aktorët dhe pjesëmarrësit e filmit dhe përshëndetën e falënderuan publikun, dhe kështu me një koktej rasti përfundoi edhe kjo premierë.

Filmi është i realizuar nga aktorë të rinj, dhe ngërthen tematikën e problemeve dhe dukurive negative, infiltrimin e të rinjve në botën e drogës, bixhozit, zënkave dhe deformite tjera shoqërore që çojnë edhe deri në vrasje.

I mbështetur në shumë parametra realë, filmi pasqyron edhe tablonë faktike të gjendjes së rinisë në Kosovë, përmasat e përhapjes së dukurive negative dhe pasojat që sjellin ato.

Filmi “Hakmarrja” me mesazhin që jep, shënon një përpjekje në vete për vetëdijesimin e rinisë, braktisjen e rrugës së “bixhozit” dhe kthimin tek njerëzorja, vlerat morale dhe shpirtërore tashmë të lëna në harresë, pasojë e së cilës janë të gjitha këto deformitete.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 7 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 15 here
  • jasser E enjte 14 Janar 2010 0:49

    vertet eshte ni film i bukur me sa e kam shikuar un po nuk e pa gjith filmin po pjes pjes se skam patur mundsi me shiqu gjith po ishalla ne te ardhmen e shi kojm po edhe at pak qe e ka par me ka pelqyer se eshte nje film i vecant prej tjerve me rahje marciale besoj qe ka me pelqej cdokujt ju pershendes vec vazhdoni kshu filma

    Reply

  • ... E premte 15 Janar 2010 1:06

    Me te vertet diqka mjaft entuziaste,e re ne zhanrin e filmave kosovar.me te vertet ju lumt nje pune fantastike,e realizuar ne menyr shume te mire...me vjen mire gjithashtu se kete hap e beri rinia..dmth brezi i ri..Allahu ju ndihmoft ne punen tuaj.

    Reply

  • ertta E shtune 16 Janar 2010 10:26

    I mrekullushem per fillim,besoj se per te ardhmen skemi qte flasim,Suksese!!!

    Reply

    Replike nga: Nannii - E shtune 16 Janar 2010 12:42
    Ei Bravooooooooooooooooooooooooooooooooooooo ni her per fillim e tjetrin e kqyrim kur te qitsh edhe ma best nashta
  • Nani :D E shtune 16 Janar 2010 10:44

    Bravoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo e presim edhe naj njo edhe ma best preij teje Alban

    Reply

  • lesa E shtune 16 Janar 2010 11:40

    pershendetje ku mund ta gjej me shiku kete film sepes ene interenet kudo qe e kerkoj nuk gjindet pershendetje

    Reply

  • Nanni E shtune 16 Janar 2010 12:41

    Ei Alban Bravooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo per film mezi skom prit me dal e e presim edhe 2 edhe ma te miree tani tjeeerr plot halaaa s.a

    Reply

  • a din ku E shtune 16 Janar 2010 14:44

    munesh me gjet nsmoki :P neper cdshop e gjon

    Reply

  • ertta E shtune 16 Janar 2010 15:12

    edhe kur osh fjala per nje film tonin ather duhet ta blejm ne menyr qe punen e tyre ta vlersojm,dhe jo ta marrim te gatshem s.a

    Reply

  • Viti i- IV- I Medresesė E shtune 16 Janar 2010 15:30

    Elhamdulilah qė njerėzit e udhzuar nė rrugėn e drejtė Islame e veēmas njė nxėnės i tillė si Albani tė jap kontributin e ti pėr fenė Islame edhe pėrmes videofilmit , succese tė urojnė shokėėt

    Reply

  • s.b E shtune 16 Janar 2010 22:23

    filmi ish kan i mrekullushem,edhe suksese,por qekulladen na e ke borgj

    Reply

  • e.sead E mėrkure 20 Janar 2010 15:49

    shum i fort filmi veq qe e keni thy akullin dhe keni futur nje film te ri mjafton.Ne te ardhmen presim edhe ma te mir .besoj qe munderni .ju urojm suksese......good luck

    Reply

  • atir E shtune 23 Janar 2010 20:39

    shummmmirrr Allahu ju Shperbleft

    Reply

  • III a medrese E premte 29 Janar 2010 22:42

    Urime per filmin shum i mir supper.. Presim tjer.

    Reply

  • m.b CULI E shtune 30 Janar 2010 20:50

    ejjj i mir u kan po mos u habitni se se dini qa po ju pret ne 2-shine HAKMARRJES elhamdulilah qe ma ka qu zoti ni shok si albanin. inshalla suksese ne te ardhmen per banchen

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve