Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Uashingtoni: “OK” martesave gay

Shteti i 7-tė nė SHBA qė ligjėron martesat mes homoseksualėve

E enjte 9 Shkurt 2012 19:59

Ligjvënësit në Shtetin e Uashingtonit në SHBA kanë miratuar ligjin që i hap dritën jeshile martesës mes homoseksualëve. Uashingtoni bëhet shteti i 7-të në SHBA që lejon këto martesa.
55 ligjvënës ishin pro këtij ligji, kundrejt 43 që ishin kundër, ndërkohë që, një javë më parë ky ligj u miratua dhe nga senati. Miratimi i ligjit ndodh një ditë pasi një gjykatë në Kaliforni e shpalli ndalimin e martesave homoseksuale si antikushtetuese. Martesat tek personat e të njëjtit seks janë të ligjshme në Nju Jork, Konektikat, Ajoua, Masacusetsm, Nju Hampshire, Vermosn dhe Uashington .
Ligjvënësit në shtetin e Nju Xhersit pritet të votojnë mbi këtë ligj javës tjetër.
Ndërkaq ndryshimet për ndalimin mes kësaj martese do të hidhen në votë këtë vit në Karolinën e Veriut dhe Minesota.
Kundërshtarët e ligjit kishin thënë se do të bënin fushatë për ta hedhur çështjen në votë në nëntor, një përpjekje kjo për të kthyer ligjin.
Nëse kundërshtarët e martesave në këtë komunitet do të arrinin të grumbullonin firmat e mjaftueshme, atëhere ligji nuk do të mund të zbatohej deri pas zgjedhjeve.
Në tetor, në një sondazh të kryer nga universiteti i Uashingtonit rezultoi se 43% e të anketurave mbështesnin ligjin që ligjëronte martesat mes homoseksualëve. 22 % thanë se mbështesnin të drejta të barabarta për çiftet e të njëjtit seks, por pa cituar bashkimin mes tyre si martesë./abc/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 4 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 2 here
  • lule_67 E premte 10 Shkurt 2012 15:17

    Selam alejkum.SUBHANALLAH....pritne pra denimin e Zotit gjith ju qe beni OK,per kete miratim,sikurse popullin e Lutit a.s.qe Allahu xh.sh.e permbysi gjith at vend.Allahu Ekber,sa jo mirnjohes,injorant,e mendjemadh, eshte njeriju,e Zoti ju jep pa ndal gjith te mirat,e ata vazhdojn me shkatrim te vet vetes e shoqeris.O ZOT,te lutem ty qe je i vetmi udhezues,udhezoje popullin ton,pushtetaret,qe mos ti mbrij denimi yt Allahume amin Rabul alemin.

    Reply

  • shqiprim E diel 12 Shkurt 2012 0:01

    krejt i ka mor Kosova nqaf...po i marrin lakmi Kosoves eh tash ja kan nis edhe amerkiant po na imitojne...:

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve