Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Sport

artikuj
 

UEFA e gatshme pėr rikonstruksionin e “Qemal Stafės

UEFA shpreh gatishmėrinė pėr tė ndihmuar autoritetet shqiptare nė rikonstruksionin e stadiumit kombėtar “Qemal Stafa”, aktualisht i mbyllur si pasojė e terrenit tė rėnduar nga reshjet dhe mbingarkesa e javėve tė fundit.

E mėrkure 10 Mars 2010 11:41

 

Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se projekti për rikonstruksionin e plotë të stadiumit kombëtar është gati, megjithëse nuk është përcaktuar ende koha kur do të nisin punimet. FSHF bën të ditur se për këtë projekt do të ndihmojnë fuqishëm FIFA dhe UEFA.

Këto zëra i përforcoi dje edhe zv-presidenti i UEFA-s, Angel Maria Vilar Lorna, i cili mori pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme të FSHF-së. Gjithashtu, mësohet se dje në Tiranë ishte i pranishëm edhe shefi i projekteve të UEFA-s, Andreas Kuhn, i cili ka vëzhguar gjendjen e stadiumit “Qemal Stafa“.

Projekti për rikonstruksionin e plotë të këtij stadiumi parashikohet të kushtojë rreth 65 milionë euro. Ndërkohë, presidenti i saporizgjedhur i FSHF-së, Armando Duka është shprehur i gatshëm për të marrë plotësisht përsipër ndërtimin e një stadiumi të ri, por kërkon që shteti të sigurojë një terren jashtë qytetit të Tiranës./start/






Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 3 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve