Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Uka nuk bėn tė mbėshtetet nė emrin e Ibrahim Rugovės

Vendimi i Ukė Rugovės, djalit tė dytė tė presidentit tė ndjerė, Ibrahim Rugova, pėr t’u marrė me politikė, nuk ėshtė pritur me entuziazėm tė madh nga LDK-ja.

E marte 31 Gusht 2010 10:59

 

Burime nga kjo parti, i kanë thënë Klan Kosovës, se kryesia e ngushtë e LDK-së, nuk e kanë mirëpritur vendimin e Ukë Rugovës për t’u bërë pjesë e LDK-së.

Këtë e ka vërtetuar edhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj, i cili në një intervistë për Klan ka thënë se nuk do të thotë asgjë, nëse ai është djali i presidentit të ndjerë.

Manaj tha se të qenit djalë i themeluesit të LDK-së, nuk do ta ndihmojë atë në rrugën e tij të nisur. Suksesi i tij në politikë, siç tha Manaj, varet nga angazhimi i tij dhe kontributi i dhënë në këtë drejtim e jo fakti se është djali i Ibrahim Rugovës.

Manaj, kërkon nga Ukë Rugova, të ketë kujdes që në rrugën e tij politike, të mundohet ta ruaj figurën e Ibrahim Rugovës.

Ukë Rugova ka pranuar publikisht se do të fillojë të merret me politikë. Dhe padyshim LDK-ja, partia që e udhëhoqi i ati, për gati dy dekada, do të jetë streha e tij.

Në një intervistë dhënë të përditshmes, Express, ai ka shuar të gjitha dyshimet rreth të ardhmes politike të tij dhe familjes. “Unë i përkas Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Ukë Rugova.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 1 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve