Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Ulqini dhe Prizreni pushtohen nga librat

Shtėpitė botuese nga tė gjitha trevat shqiptare, do tė marrin pjesė gjatė ditėve tė panairit nė Ulqin dhe Prizren, ose do tė dėrgojnė botimet e tyre mė tė mira

E enjte 29 Korrik 2010 11:53

Është çelur dje në mbrëmje në Ulqin edicioni i dhjetë i Panairit të Librit nga katër ministrat e Kulturës së katër vendeve të rajonit, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.. Kjo është ngjarja më e rëndësishme kulturore e vitit në Ulqin, e cila tradicionalisht organizohet nga Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë nga Shqipëria. Shkrimtari Besnik Mustafaj do të jetë i ftuari i nderit për edicionin e sivjetshëm të Panairit të Librit.

Mbi 60 botues do të marrin pjesë gjatë ditëve të panairit, ose do të dërgojnë botimet e tyre më të mira të përfaqësuara nëpërmjet agjencive të shpërndarjes së librit. Veç librave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, do të ekspozohen libra e do të marrin pjesë botues edhe nga Mali i Zi, Bosnja e pakicat e tjera kombëtare të kësaj republike.

Në këtë edicion të dhjetë, i cili do të zgjasë deri më 4 gusht, parashikohet të ekspozohen dhe të ofrohen për shitje mbi 6000 tituj librash, nga të cilët mbi 500 janë tituj të rinj. Letërsi artistike, autorë shqiptarë e të huaj, histori, botime enciklopedike, guida turistike e harta të çdo lloji, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, që do të paraqiten para lexuesve ulqinakë e pushuesve të huaj.

Ndërkaq sot pritet të hapet Panairi i Librit në Prizren, i cili synon të jetë tradicional. Në edicionin tij të dytë, që organizohet nga OJQ, “AKEA”, është paraparë që të marrin pjesë 20 Shtëpi Botuese nga të gjitha trevat shqiptare. Ky panair përmbyllet me 2 gusht, për t’i lënë të hapur rrugën panaireve të tjera që do të mbahen në qytetet jugore të Shqipërisë./botasot/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 1 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve