Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Unik kundėr planit tė Tadiqit

Analistėt: Katėr pikat e Boris Tadiqit shumė lehtė do tė mund tė nisin sė zbatuari nėse Hashim Thaēi mbetet kryeministėr i Kosovės.

E diel 5 Shkurt 2012 20:51

 

Katër pikat e Boris Tadiqit, një prej të cilave kërkon krijimin e një hapësire të veçantë në veri të Kosovës, të ngjashme me Republikën serbe të Bosnjës, shumë lehtë do të mund të nisin së zbatuari nëse Hashim Thaçi mbetet kryeministër i Kosovës.

Një vlerësim të tillë e japin analistët kosovarë, disa prej të cilëve e mbështesin vlerësimin në shembullin e mënyrës se si u kundërshtuan gjashtë pikat e Ban Ki Munit, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Për Avni Zogianin, drejtorin e Organizatës për Dinjitet dhe kundër Korrupsionit, “ÇOHU” të gjitha rrugët e Kosovës momentalisht po çojnë drejt një statusi të veçantë për veriun e Kosovës.

“Thaçi qysh para dy vjetësh ka folur për një zgjidhje kreative për veriun dhe ajo që pres të ndodhë është një kundërshtim deklarativ si me planin e Ban Ki Munit, por që u lejua të zbatohet në praktikë. Ne sot e kësaj dite nuk kemi gjykatë në atë pjesë, policia nuk funksion prapë e as doganat nuk funksionojnë si të integruara në shtetin e Kosovës”, ka thënë Zogiani përmes telefonit.

Paaftësinë e qeverisë për t’u përballur me këtë plan dhe presionet e mundshme ndaj Kosovës, i përmend edhe Ardian Arifaj nga organizata KIPRED.

“Nëse më pyet a është qeveria jonë në gjendje ta mbrojë veriun, unë të them nuk është”, thotë direkt Arifaj dhe shton se “deri më sot askush nuk ka dalë me një vizion se çfarë duhet bërë me veriun, asnjë pjesëtar i klasës politike”.

Të dy analistët, Zogiani dhe Arifaj, megjithatë, dallojnë në vlerësimin që e japin se cila është formula më e mirë për t’u përballur me planin e Tadiqit apo me çfarëdo presioni për veriun.

Avni Zogiani mendon që vetëm krijimi i një qeverie të unitetit kombëtar mund të nxirrte diçka më shumë për veriun.

“Fakti që Thaçi nuk iu ka rezistuar asnjë moment zgjidhjeve të tilla e degradimit të situatës në veri, nuk jep asnjë garanci që pas finalizimit të këtyre negociatave do të dalë diçka e mirë për Kosovën. Mendoj që Thaçi nuk është faktor dhe nëse gjendet një parlament që ia do të mirën këtij vendi do ta shkarkonte Thaçin. Pra, politika kosovare duhet të krijojë një lloj uniteti, të cilën gjithsesi nuk e përfaqëson Thaçi”, është qëndrimi i udhëheqësit të “ÇOHU-t”.

Ndërkaq për Ardian Arifajn, është parlamenti ai që duhet patjetër të thotë fjalën e fundit për veriun dhe se në rastin e mocionit të Lëvizjes Vetëvendosje deputetët kanë treguar se dinë të shohin interesin e përgjithshëm përtej atij partiak.

 

Tadiq: Ndërkombëtarët nuk i thanë jo planit tim

Presidenti serb Boris Tadiq, të shtunën sërish e ka mbrojtur planin e tij 4-pikësh për Kosovën, duke thënë se “plani i tij përfshin pasqyrën reale dhe ftesën për të gjetur zgjidhjen” , sepse, ka thënë ai, ndarja e Kosovës është pamundur pasi këtë nuk e duan fuqitë e mëdha.

Lideri serb ka sqaruar se plani i tij është prezantuar në të gjitha vendet me rëndësi, ndërsa përgjigje rreth atij plani ende nuk ka marrë.

"Plani është prezantuar pak a shumë në të gjitha kryeqytetet, ku krijohet politika. Përgjigjja nuk është pozitive, por nuk është as negative, e se a do të jetë pozitive, do të shohim", ka qenë vlerësimi i Tadiqit gjatë një interviste për televizionin Al Jazeera.

Të premten një diplomat perëndimor në Prishtinë i ka thënë “Zërit” në kushte anonimiteti, se plani 4-pikësh i Tadiqit është prezantuar në mënyrë të paqartë nga serbët dhe se ka jo pak shtete të rëndësishme që nuk e kuptojnë saktë se ku duan të dalin serbët me këtë plan.

I njëjti është pajtuar me interpretimin e “Zërit” se një prej pikave të propozuara nga Tadiq kërkon krijimin e një entiteti të veçantë në veri të ngjashëm me Republikën Serbe të Bosnjës. Jo pak vlerësime për këtë të fundit janë se ajo është rezultat i gjenocidit serb të kryer ndaj boshnjakëve, ndërsa jo rrallë herë quhet edhe “Republika Gjenocidiale” serbe.

 

BE i kërkon Kosovës planin që dikur e kishte

Zërat që i kërkojnë Qeverisë së Kosovës një plan të veçantë për veriun çdo ditë e më shumë po shtohen, ndërsa atyre u është shtuar edhe komisionari për Zgjerim në BE, Stefan Fyle. Ky i fundit ka shprehur gatishmërinë e BE-së për ta përkrahur edhe financiarisht zbatimin e një plani të tillë të hartuar nga Qeveria e Kosovës. Mirëpo, Ardian Arifaj nga organizata KIPRED e vlerëson të çuditshme kërkesën evropiane pasi kohë më parë Qeveria e Kosovës e kishte hartuar një strategji të veçantë për veriun, e cila ishte hedhur poshtë menjëherë nga Brukseli. 

“Është e habitshme se sa shpejt dhe ashpër kishte reaguar BE në kohën kur Qeveria e Kosovës e prezantoi strategjinë për veriun duke i thënë që ajo nuk ishte bërë në konsultim me ta, ndërsa tani ia kërkojnë pikërisht të njëjtën gjë që dikur Qeveria kosovare e kishte”, vlerëson Arifaj. /zeri/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 2 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • artani E hėne 6 Shkurt 2012 8:38

    Me shume pergjegjesi po them se ne keto momente te veshtira Kosoves i nevojitet ni lider si: Azem Vllasi. Shoqja e Edita Tahirit ta hup Kosoven sikur mos me qene.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve