Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Bota Jonė

artikuj
 

Unioni i Dijetarėve Myslimanė: Jo shpėrthimit tė kishave dhe vrasjes sė pafajshmėve

Gjatė hytbes sė ditės sė premte, shej Kardavi dėnoi shpėrthimet e fundit nė kishat e Nigerisė, akt ky i kryer nga xhemati “Boko haram”. Ai theksoi se islami i refuzon akte tė tilla nė ēdo vend, aq mė tepėr kur kryhen nė emėr tė islamit.

E shtune 31 Dhjetor 2011 23:10

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë me në krye shejh Jusuf Kardavin, kanë dënuar vrasjen e të pafajshmëve si dhe sulmet e objekteve të kultit të jomyslimanëve. Kjo erdhi nëpërmjet një deklarate të Unionit menjëherë pas shpërthimeve që ndodhën në kishat e Nigerisë.

Në deklaratë dënohet vrasja e njerëzve të pafajshëm myslimanë qofshin apo jomyslimanë, pavarësisht fesë dhe racës. Deklarata e konsideron haram (të ndaluar) një akt të tillë, si dhe çfarëdo akti tjetër që cenon objektet e kultit.

Sipas deklaratës në fjalë, Islami distancohet nga akte të tilla të shëmtuara, si dhe nga pretendimet e ekzekutuesve të tyre, të cilët janë identifikuar se janë myslimanë. Unioni uroi që Nigeria të mos përfshihet nga akte dhune sektare mes myslimanëve dhe të krishterëve, ashtu siç ka ngjarë më herët, ku për pasojë kanë humbur jetën shumë persona si nga myslimanët ashtu dhe nga të krishterët.

Në deklaratë i kërkohej qeverisë nigeriane që të formojë një komision të përhershëm mes dy palëve për të ndaluar akte të ngjashme në të ardhmen. Ai u bëri thirrje dhe myslimanëve të Nigerisë që ta dënojnë këtë akt të shëmtuar i cili është ekzekutuar në emër të islamit, fesë së dashurisë, tolerancës, drejtësisë dhe vëllazërisë.

Sipas deklaratës, qeveria nigeriane duhet të zbatojë ligjin kundrejt atyre që kryejnë akte të tilla të tmerrshme të cilat nxisin luftrat dhe konfliktet fetare mes bijve të popullit Nigerian.

Gjatë hytbes së ditës së premte, shej Kardavi dënoi shpërthimet e fundit në kishat e Nigerisë, akt ky i kryer nga xhemati “Boko haram”. Ai theksoi se islami i refuzon akte të tilla në çdo vend, aq më tepër kur kryhen në emër të islamit.

Ai u shpreh se islami ofron mbrojtjen e duhur për vendet e kultit dhe refuzon çdo formë cenimi të tyre. Sipas tij, nëse një mysliman ndërmerr një akt të tillë, del nga islami dhe nuk përfaqëson veçse veten e tij. Islami na urdhëron që të ofrojmë mbrojtje dhe përkujdesje për objektet e kultit, për garantim të drejtave të ithtarëve të feve të tjera, duke refuzuar me forcë çdo formë dhune.

Karadavi tha se në dritën e kalifatit islam, kishat kanë qenë të mbrojtura për shekuj me radhë. Të krishterët gëzonin të drejtën të adhurojnë Zotin në këto ambiente si të dëshironin. Ai tha se të krishterët që jetojnë me myslimanët, kanë të drejtë të jetojnë me nder dhe dinjitet. Ata konsiderohen qytetarë njëlloj si myslimanët dhe kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime si myslimanët, përveç atyre që kanë të bëjnë me besimet e secilit. \ardhmeriaonline\




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 9 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 13 here
  • abd E diel 1 Janar 2012 9:04

    pjesa ku thuhet qe nigeria duhet te zbatoje ligjin e kufrit kunder muslimaneve kjo eshte dalalet,se cfardo te keqe te kene bere nuk lejohet nje gje e tille,mos harroni ata jane musli.dhe ne nuk i dime hallet e tyre,pse e bejne kete,por dicka dihet se te krishtere jane zullumqare siē shihet ne vendet islame. Psh.aty zhjedhjet ja vodhen muslimaneve dhe media botrore nuk edha kete padrejtesi.

    Reply

  • uka E diel 1 Janar 2012 9:39

    Um fal po askund nuk po shkruan Nigeria duhet te zbatoj ligjin e kufrit po shiqo ma mire qa po thote.Aty po thote se Nigeria duhet te zbatoj ligjin kundrejt ketyre njerėzve qe po bėjnė akte vandale nė emėr tė Islamit e dihet se Islami ėshtė i pastėrt nga keto akte.

    Reply

  • bessi E diel 1 Janar 2012 12:36

    perhajer qe koke ba dijetar ti me ghyku dijetart

    Reply

  • Hatib E diel 1 Janar 2012 13:36

    Lere polemiken o Abd. Mesazhet e duhuna si kjo e Dr Kardavit nuk duhet shumė ti vėmė nė kandar. JEMI TĖ VEGJĖL QE TA VĖME NE SPROVE DIJEN E UNIONIT MUSLIMAN.Allahu na mbroft prej Xhahilllekut.Hatibi

    Reply

  • Sejdi Raci E diel 1 Janar 2012 14:18

    Muhamedi a.s ka urdheru myslimanet qe edhe ne gjendje lufte mos ti prekine kishat dhe sinagogate, dhe mos ti prekin prifterinjet te prokupuare pas fes dhe adhurimite te Zotit, mos ti prekin civilet, bile edhe pemet mos ti prishine.

    Reply

  • elmi E diel 1 Janar 2012 14:45

    abd pamarr parasysh qka kanbo krishtert nukosht ne rregull te sulmohet kisha apo njerz civil luft nese don duhet ber me ushtar e jo me civil edhe ky osht dietar botror i islamit kerkush smun edin mamir se ky i nderuar allahu e shperbleft e inshalla jeton gjat se kem nevoj per njerz te till selam alejkum

    Reply

  • Shqiptar E diel 1 Janar 2012 16:28

    Nė radhė tė parė Dr Kardavi duhet qė ti denoj dhunen ndaj Muslimanėve qe po ndodh ne Nigeri, e qfar lloj masakra jan tu ju bė Muslimanėve e pastaj me tė drejt ti denoj dhunėn nėse e kan bėrė Muslimanėt ndaj tė tjerėve.

    Reply

  • Shiptar E diel 1 Janar 2012 16:35

    Kėtu ka tė drejt Dr. Kardavi qė tė tjerve mos tu bėhet padrejtėsi. Po ku qėndron Drejtėsia ndaj Muslimanėve nga tė tjerėt...

    Reply

  • Albani E diel 1 Janar 2012 18:51

    Per inati te vjehrres thojshin um vdekt burri. Po te njejten injorantet e shajn Isaun per shkak se krishteret e madherojne. Muslimani shiqon gjerat reale ashtu si na ka mesuar i Derguari a.s dhe mesimet e dijetareve. Islami ndalon vrasjet e civileve te pafajshem, dhe sulmet ne kisha. E qe jemi ata burra ka vend ku me tregu burrerine dhe xhihadin. Keta trima qe i kemi ketu dhe kritikojne dijetaret kur ju lodhen duart nga qekiqi e kazmja ju them: Jusuf el Kardawi eshte muxhahidi i shekullit dhe ai qe i duket vetja me trim le te meson ne realitet per jeten e tij. Allahu e ruajt dhe e shtofte numrin e dijetareve me karizmin dhe njohurite e tij.

    Reply

  • Pėr qudi E diel 1 Janar 2012 21:00

    O musliman sa shum po ju dhem kur njė aktė i bėrė nga muslimanėt, tė cilat akte nuk i pėlqej as unė, por mė qudit fakti me ne muslimanėt se sa shpejt dhe ashpėr reagojm kundėr muslimanve tanė, kurse me miliona akte dhe zullume bėhen nga jobesimtarėt, e lėre qė nuk reagojn as nuk i denojnė ata vetė, por as muslimanėt tanė nuk ju ndihet zėri, kjo tregon se ende jemi nė njė gjum tė thell e nė njė lajthitje tė rrezikshme nga djalli i mallkuar. Allahu na udhzoftė e na drejtoftė, e pastaj ka shpres se mund ti qelim syt.

    Reply

  • Albani E diel 1 Janar 2012 21:14

    Per (Per Qudi): Nuk eshte qe muslimanet reagojne kur behen vepra te tilla per shkak qe na dhimbesen vdekjet e atyre qe jane vrare ne kisha, por qe vepra anti islame eshte shpallur per veper Islame dhe ate xhihad ne rrugen e ALlahut. Pra ky eshte reagim ndaj shtremberimit te Fese se paster te Allahut te Lartesuar. Dhe ketu duhet reaguar. Vellezerit tane qe vriten ne gjithe boten nuk eshte qe i harrojm dhe qe nuk i ndihmojme ne menyrat te ndryshme qofte me pasuri dhe me tjera dhe na takon te gjitheve ti ndihmojm ne menyra te ndryshme. Keshtu qe vella mos e merr qe ketu eshte duke na u dhimbur krishteret ndaj muslimaneve por qe ne emer te islamit po luftohet Islami

    Reply

  • Dardani E diel 1 Janar 2012 22:38

    Nuk eshte qe muslimanet reagojne kur behen vepra te tilla per shkak qe na dhimbesen vdekjet e atyre qe jane vrare ne kisha, por qe vepra anti islame eshte shpallur per veper Islame dhe ate xhihad ne rrugen e ALlahut - shume interesante kjo. Demek muslimanėve aspak sduhet ti preokupoje fakti qe ne nje objekt fetar vriten qeniet njerezore pa pike faji faji i vetem i tyre eshte se i perkasin nje besimi tjeter dhe nuk e adhurojne Zotin si muslimanet, por neve po u dashka me na preokupu vetem pse kete e bejne ne emer te Islamit. Pune e madhe qe njerezit vriten teposht e perpjete padrejtesisht nemer tIslamit. Po, nemer tIslamit.Jam musliman dhe e fali namazin qe disa vite, me vjen shume keq, por ēdo dite e me shume po ftohem nga Islami e faktori numer 1 eshte xhihadi. Turp per neve!!!

    Reply

  • x E premte 13 Janar 2012 17:38

    jo be ti voglush dardan,mos u frigo nga xhihadi se pejgamberi a.s ka then se nje grup prej umetit tim do te bej xhihad deri ne qastin e fundit deri ne diten e kijametit,mirepo prap ne nje hadith ka then se muslimonet ne nej koh do te jen shum ne numer por do te peshojn si shkuma e detit e sahabet e pyten te derguarin Muhamedin a.s se qfar don te thot \si shkuma\,pejgamberi a.s tha kjo don te thot se do te shtohet dashurija per jet dhe urrejtja per vdekje,dhe ne hadithin tjeter ka then i derguaria.a.s sikur Islami te ishte i ndertuar mbi 6 shtylla e gjashta kishte me qen xhihadi.keshtu qe mos u frigo or qun nga xhihadi por krenohu me xhihadin

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve