Misioni i OKB-së në Kosovë po përgatitet të lehtësojë çështjen e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit nëse u kërkohet ndihma nga ndonjëra palë.
Megjithatë, administrata e OKB-së në Kosovë, sipas zëdhënësit Russell Geekie, u preferon palëve takime të drejtpërdrejta pa ndonjë ndërmjetësues, raporton RTK.
Zyra e përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovës sugjeron që bisedimet e ardhshme midis Serbisë dhe Kosovës për çështje përbashkëta të bëhen në mënyrë direkte, pa ndonjë ndërmjetësues.
Zëdhënësi i UNMIK-ut Russel Geekie, ka thënë se aktualisht janë duke u pritur rekomandimet nga New York-u, në lidhje me rolin dhe ndihmën e mundshme të UNMIK-ut në çështjen e bisedimeve.
“Është ende herët të flitet për këtë çështje. Ne do të jemi të gatshëm të kryejmë një rol lehtësues. Në anën tjetër kjo varet nga palët se si do të vendosin për agjendën. Ne do të preferonim bisedime direkte. Megjithatë, ende nuk dihet për rolin e BE-së, meqë kjo i takon perspektivës evropiane”, ka thënë Geekie.
Maja Kojançiq, zëdhënëse e Zyrës së Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Cathrine Ashton, ka thënë se BE gjithsesi do të luaj rolin përafrues në bisedimet mes të dyja vendeve.
Në anën tjetër zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kundërshtojnë bisedimet që mund të kenë interpretim të ndërhyrjeve në çështje të statusit apo ato territoriale. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se nuk do të ketë bisedime që kanë të bëjnë me riorganizim territorial të Kosovës.
Ndërsa, analisti Ramush Tahiri, thotë se palët nuk duhet të bëjnë propagandë por të hyjnë në bisedime.
“Palët duhet të hyjnë në bisedime pa folur me tone propagande. Duhet ulur dhe të paraqesin argumentet e jo me frikën se po hyre në bisedime po flet për autonomi apo ndarje”, ka thënë Tahiri.
Grupi Ndërkombëtar i Krizave në një raport për situatën rreth Kosovës dhe Serbisë, pas opinionit të GJND-së ka rekomanduar, emërimin e një diplomati të nivelit të lartë për të filluar përgatitjen e bisedimeve Prishtinë-Beograd.
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull