Sanduiçet me mish dhe djathë me pak yndyrë mendohet se janë ushqime të shëndetëshme. Prandaj edhe konsumatorët as që e lexojnë etiketën ku tregohet sasia e sodiumit. Kripa i bën ushqimet më të shijëshme dhe më të durueshme ndaj kohës. Por ushqimi i kripur nxit edhe presionin e gjakut, që mund të çojë në goditje në zemër dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore.
Administrata e Ushqimeve dhe Barnave në SHBA njoftoi kohët e fundit një plan 10 vjeçar për të pakësuar sodiumet dhe natriumet në ushqimet e paketuara dhe në restorante, pas propozimeve nga një komision shkencor. Por masat për kufizimin e kripës në ushqime nuk kanë ndonjë fuqi ligjore.
Dr. Bob Rubin, anëtar i komisionit shkencor, parapëlqen paksimin gradual të sasisë së sodiumit dhe kripës që përdoret në ushqimet në restorane. Ai mendon se çështje të tilla nuk mund të zgjidhen me vendime të prera dhe as me pakësime të menjëherëshme, sepse konsumatorët do ta ndjenin menjëherë ndryshimin e shijes me të cilën janë mësuar dhe ushqimi i ri me pak kripë nuk do t'u pëlqente.
Amerikanët konsumojnë mesatarisht 3500 milligramë natrium në ditë. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo sasi është rreth 50 për qind më shumë sesa trupi ka nevojë.
Mjekët thonë se njerëzit 40 vjeç e sipër ose ata që kanë tension të lartë nuk duhet të konsumojnë më shumë se 1500 milligramë sodium në ditë. Ndërsa të rriturit e tjerë nuk duhet të konsumojnë më shumë se rreth 2300 miligram në ditë.
Shumë amerikanë pranojnë se problemi i kripës duhet të trajtohen dhe njerëzit duhet të ndërgjegjësohen rreth dëmeve që sjell konsumimi i ushqimeve me shumë kripë. Skeptikët thonë se pakësimi i kripës në ushqime do të jetë një detyrë e vështirë. Industrisë ushqimore do t'i duhet të ndryshojë shumë prej proceseve të përpunimit të ushqimeve që, edhe me pak kripë, ato të mbeten të shijëshme, të shëndetëshme dhe të freskëta. /VoA/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull