Shteti i Vatikanit, ka deklaruar zyrtarisht se Islami është feja me përhapjen më të madhe në botë dhe se numri i myslimanëve, që prej një viti, i ka kaluar të krishterët me tre milionë më shumë. Sipas Vatikanit, kjo ka ardhur si rezultat i përqafimit të islamit nga një numër i madh perëndimorësh me gjithë fushatën dezinformuese ndaj kësaj feje dhe ithtarëve të saj.
Në një deklaratë për publikun, Vatikani thotë: ”Numri i myslimanëve në botë i kalon 1.3miljardë ..., duke e kaluar numrin e të krishterëve me tre milionë më shumë.”
Sipas deklaratës, Vatikani e pranon se islami është feja me përhapjen më të shpejtë në mbarë botën, ku 19.5 % e banorëve të planetit janë myslimanë, kundrejt 17.5 të krishterë.
Vatikani vë theksin tek një numër i madh perëndimorësh të krishterë, hebrenj dhe besimeve të tjera, të cilët kanë pranuar islamin gjatë viteve të fundit, me gjithë fushatën dezinformative e udhëhequr nga forca armiqësore me myslimanët, si dhe pasurive që shpenzohen për fushatat kristianizuese.
Ndërkohë, me mijëra njerëz kanë dalë në demonstrata në disa qytete italiane, për të protestuar kundër racizmit ndaj myslimanëve, pas sulmit me pasojë vdekjen e dy shitësve ambulant. /ardhmeriaonline/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 9 hereSelam alejkum.ooooooo vatikanooooo.....ne muslimanet e dim ,sepse a e din ti, kush e ka then kete se islami do te perhapet ne gjith boten ,e perqafohet,perveq atyre qe se don xhenetin?......AI ESHTE KRIJUESI NJI DHE I VETEM QE KRIJOJI QDO GJE ,E edhe ty ooooo ju te humbur....ELHAMDULILAH SUBHANALLAH ALLAHU EKBER .ALLAHUME SALI VE SELIM ALA NEBIJINA MUHAMMED s.a.v.s.
Selam Alejkum, vllazen e motra kjo osht prap ni rren e vatikanit per me i frikesu te tjeret muslimant nuk jan mbi 3 miliard po jan dikun rreth 1.3 miliard, kto shifra jan krejt rrena edhe per musliant edhe te krishtert bota qetas ka 7 miliard pra nesa muslimant 3 miliard edhe te krishtert 3 milard ndersa e dim qe kinez budista e hindus te dy part i kan nga 1.2 miliard kerkund spo dalin shifrat po del qe bota i ka dikun 9 miliard. leni pallavrat mesazh e mos u boni pjes e propagandes se vatikanit pa e dit . Selam alejkum . prej Llapit
Vatikani ka gabu ne perqindje se ne shifra jo si duket, ose kete e ka ber me qellim manipulimi,Nese jemi me shume se 3 miliard atehere ne perbejme me shume se 40% te popullsise se botes sepse bota tani ka kalu shifren 7 miliard njerz, edhe besoje se edhe me shume jemi se sa ka then vatikani, sepse manipulimi me shifra tregon se e ka ber dikush masandej per qellim manipulimi, sepse ne vendet Islame ka rritje te jashtzakonshme te popullsise edhe Islami po perhapet ne te gjithe boten, e te jo myslimanet kemi renje te jashtzakonshme te popullsis.
Nė njė deklaratė pėr publikun, Vatikani thotė: Numri i myslimanėve nė botė i kalon tre miliardė, e tre milionė e njėzet e dy mijė myslimanė, duke e kaluar numrin e tė krishterėve me tre milionė mė shumė. D.M.TH Musliman dhe Krishter me te teper se 6 miliard . Kina dhe India kanė popullsi me shum se 2.5 miliard njerz, shumica dermuse nuk jon as krishter as musliman . Po del se bota paska ma shum se 8 miliard . Kto ende kerkush se ka than.
Pershendetje i nderuar.Sa per informacion. Mos harro se vetem ne indi i ke mbi 150 milion musliman, poashtu edhe ne Kine.
S.A 1.3 miljard. Permiresim i gabimit.
SELAM ALEJKUM Ashtu eshte pra kujdes!!! lexoni edhe nje her tekstin lart nese ateher do ta kuptoni se behet fjal per 1.3 miljard e jo 3 miljard.
Selam alejkum te nderuar vetem ALLAHU e din mas se mirivetem ne kine jetojn rreth 11%musliman
une jam i bindur se edhe ma shum se 3 miljon jane duke prire muslimanet me numer te banorve, por me vepra pak. E ketu po thot 3 miljon ma shum,e jo 3 miljarde siq paske shkrua. Pra duhet me dite me i dallua miljonat nga miljardat. keshte qe te dy fete bejne 2.6 miljard.Ma beni hallall. Zoti e dine mas miriEs-selam alejkum.