Vatikani i ka dërguar një mesazh të qartë qeverisë maqedonase, për të anuluar projektin e ndërtimit të kishës “Shën Kostandini dhe Elena” mbi themelet e shtëpisë së humanistes shqiptare Nënë Tereza. Lajmin e bëjnë të ditur për mediat maqedonase burime qeveritare, sipas të cilave reagimi i selisë së shenjtë ka qenë sugjerues për të mos u ndërtuar kisha mbi themelet e shtëpisë së nobelistes për paqe.
Nëse ndalehot ndërtimi i kishës, atëherë do të anulohet edhe ndërtimi i xhamisë “Burmali”. Megjitë këto, në sheshin e kryeqytetit maqedonas ka vijuar vendosja e bazamenteve dhe ndërtimeve fillestare për vendosjen e busteve të parapara në bazë të projektit "Shkupit 2014".
Projekti në fjalë ishte temë disktumi edhe në seancën e djeshme plenare të Kuvendit të Maqedonisë, ku opozita e udhëhequr nga LSDM akuzoi qeverinë se po e përdor projektin “Shkupi 2014” për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Ndërkohë, Kryeministri Nikolla Gruevski në përgjigjen e tij ka theksuar se projekti “Shkupi 2014” ka edhe efektin e angazhimit të fuqisë punëtore, pasi sipas tij, për realizimin e projektit do të hapen vende të reja të punës.
"Në ndërtimin e sheshit do të angazhohen mbi 15 mijë punëtorë dhe dy mijë të tjerë si kooperues. Të gjithë këta kanë familje dhe nga kjo del se 15 mijë familje do të kenë përfitim nga realizimi i këtij projekti", ka theksuar kryeministri Gruevski, duke shtuar se projekti do të kushtojë 80 milion euro, dhe jo sipas zërave që thonë rreth 200 milion euro.
Projekti "Shkupi 2014" ka qenë pjesë e bisedimeve mes partnerëve të koalicionit, ku BDI ka kërkuar që sheshi të reflektojë edhe realitetin multietnik në Maqedoni. Jozyrtarisht, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski kanë biseduar për mundësinë që në kuadër të këtij projekti të përfshihen edhe personalitete historike shqiptare./start/
Dr. Mustafa Bajrami
Mr. Ajni Sinani
Mexhid Yvejsi
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Avni Xhemajli
Mr. Rrahman Ferizi
Besiana Kurmeka
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Reklama 228 x 90.png)
XHAMIA BURMALI E JO PERSONALITETE SHQIPTARE HISTORIKE
mus me ta marre mendja qe perfshihen edhe personalitete shqiptare kur e dime qe udheheqesite tane jane ne gjume dimerore se grazhdat i kane mushe mire e kan qa hane mjafte ,,,,,,,,,,,,,
po te ishte kjo Kishė Romano Katolike a thua do ta kundershtonte Vatikani???
Ni tempull hindu duhet mi nderu aty mbi shpin e terezes se ajo krejt jeten me hindu e ka kalu.