Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj
 

Vatikani mbetet bosh


E premte 1 Mars 2013 18:58

Pas “lamtumirës” së të enjtes, kur Papa Benedikti XVI u largua nga posti i Papës,  Vatikani ra në qetësi.

Benedikti i XVI, ashtu siç edhe paralajmëroi më 11 shkurt, la udhëheqjen e Selisë së Shenjtë duke i dhënë fund 8 viteve në krye të Kishës Katolike.

Selia e Vatikanit po qëndron bosh, ashtu si edhe karriga ku prej qindra vitesh ulet Papa. Bosh mbeti edhe Bazilika Shën Gjonit, ndërsa Vatikani po përgatitet për mbledhjen e Konklavës dhe tymin e bardhë që simbolizon zgjedhjen e Papës së ri.

Benedikti do të mbahet mend si Papa i vetëm në 6 shekujt e fundit që dorëhiqet nga udhëheqja e Kishës Katolike. 

/mesazhi/



Vatikani mbetet bosh

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 7 = ?