Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Vazhdojnė skandalet me librat shkollor


E enjte 26 Gusht 2010 16:11

 

Ministria e Arsimit e Maqedonisë vazhdon politikën shpërfillëse ndaj shqiptarëve, duke dëshmuar implikimet politike anakrone dhe retrograde në arsim.

Pas skandalit me librin shkollor “Shoqëria”, ku Kosova ende paraqitej si pjesë e përbashkët e Serbisë, zbulohet skandali tjetër në përmbajtjen e teksteve shkollore në Maqedoni.

Sipas librit “Gjeografia”, nga i cili mësojnë nxënësit e shkollave të mesme që nga viti 2003, “vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve nga Shqipëria dhe Kosova dhe kjo vendosje që akoma vazhdon, është e rrezikshme për Maqedoninë”.

Në libër gjithashtu shkruhet se “shqiptarët e Maqedonisë që e llogarisin veten si autoktonë, kryesisht janë popullsi maqedonase që gjatë periudhës së sundimit turk kanë pranuar fenë islame dhe janë shqiptarizuar”.

Më tej autorët e këtij libri kanë shkruar se, midis tyre, ka edhe ndonjë fis që ka prejardhje turke dhe rome ose çerkeze. (INA)




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve