Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Vendimi i qeverisė, sa para marrin 4 komunitetet fetare


E enjte 16 Shkurt 2012 11:03

Qeveria ka vendosur dje rishpërndarjen e fondeve për bashkësitë fetare. Më konkretisht bëhet fjalë për 93 milionë lekë të reja nga buxheti i shtetit, të cilat jepen për katër nga komunitetet fetare më të mëdha në Shqipëri. Pas nënshkrimit të marrëveshjes midis bashkësive fetare dhe qeverisë për financimin të një pjesë të shpenzimeve të tyre, Këshilli i Ministrave vendosi dje të shpërndajë në total 990 243 000 lekë.

Edhe këtë herë, pjesën më të madhe të fondit e merr komunitet mysliman. Ky komunitet do të përfitojë shumën 281 600 000. Në lidhjen e bashkëngjitur vendimit të qeverisë sqarohet se nga kjo shumë, 114 milionë do të përdoren për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës, 147 milionë për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar, si dhe 20 milionë për rikonstruksionin e Kryesisë së KMSH-së. Më pas, në listën e përfituesve të këtij fondi renditet në vend të dytë Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila do të përfitojë shumën 243 700 000. Mbi 80% e këtij fondit, rreth 200 milionë lekë, do të shkojnë për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës. Ndryshe nga komunitet mysliman, Kisha Ortodokse do të përdorë nga ky fond 44 milionë lekë, për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar. Pjesa e mbetur, prej 3.7 milionë lekësh do të përdoren për riparimin e objektit, kisha Bestrovë. Komuniteti i tretë në listën e përfituesve më të mëdhenj është ai katolik. Qeveria do t’i japë Kishës Katolike në Shqipëri për vitin 2012, shumën prej 247 milionë lekësh. Ndryshe nga dy komunitet e tjera, duket se katolikët kanë më pak për të paguar. Këshilli i Ministrave ka vendosur që të japë nga fondi 40 milionë lekë për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës. Përkundrejt këtij raporti, duket se ky komunitet i jep një rëndësi më të madhe arsimit. Kjo për shkak se nga fondi që do të përfitojnë katolikët për këtë vit nga buxheti i shtetit, 207 milionë lekë do të përdoren për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar. E katërta në listë dhe e fundit për nga përfituesit e fondit, renditet Kryegjyshata Botërore Bektashiane, e cila do të përfitojë shumën prej 220 milionë lekësh. Nga ky fond, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës do të jepen 30 milionë lekë. Ndërsa 120 milionë të tjerë do të përdoren për ndërtimin e për mirëmbajtjen e objekteve të kultit “Odeoni”. Këshilli i Ministrave ka parashikuar edhe një zë tjetër për komunitetin bektashian, duke qenë me një status të veçantë, si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, janë parashikuar 70 milionë lekë. Për shpërndarjen e këtyre fondeve është ngarkuar Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet.

Shuma totale që do të shpërndahet 992 430 000 lekë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 281 600 000 lekë

Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 247 200 000 lekë

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 243 700 000 lekë

Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 21 993 000 lekë   /shekulli/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 1 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • ch E hėne 20 Shkurt 2012 7:25

    tamam nje barazim

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve