Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk pritet të japë mendimin këshillëdhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës deri në fund të gushtit. Gjykata e Drejtësisë asnjëherë nuk është deklaruar zyrtarisht se kur do të përfundojë procesi rreth rastit të Kosovës, por është thënë se do të trajtohet me prioritet. Mirëpo, zyrtarë të Kosovës, Serbisë dhe shteteve të tjera, fillimisht kanë përmendur prillin e më vonë qershorin, si afatin më të mundshëm të shpalljes së vendimit nga ana e Gjykatës. Sipas gazetës "Express", nga qarqe të njëjta paralajmërohet një shtyrje e re. "Sinjalet që vijnë nga Haga tregojnë se GJND-ja nuk mund të përfundojë punën deri në fund të gushtit", citohet të ketë thënë të mërkurën një diplomat perëndimor me kusht anonimiteti. /qik/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Blerim Gashani
Mr. Ardian Ramadani
Artan Musliu
Qerim Isufi
Reklama 228 x 90.png)