Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Veriu vetėm sipas Planit tė Ahtisarit

Krasniqi, ka ritheksuar edhe njė herė tė martėn qėndrimin e institucioneve tė Kosovės ndaj rekomandimeve tė dala nga raporti i GNK.

E marte 31 Gusht 2010 16:25

 

Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ritheksuar edhe një herë të martën qëndrimin e institucioneve të Kosovës ndaj rekomandimeve të dala nga raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK), duke vlerësuar se zgjidhja për pjesën veriore të vendit duhet të bëhet vetëm sipas Planit të Ahtisarit.

Kreu i Kuvendit të Kosovës i bëri këto deklarata pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, me ç’rast bëri të ditur se më 2 shtator mbahet një seancë solemne me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, kurse sesioni vjeshtor do të fillojë më 6 shtator, raporton RTV21.

Megjithëse është shqyrtuar Raporti i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2009, Krsaniqi thotë se nuk është vendosur asgjë sa i përket kërkesës së Bordit të BQK-së për zgjedhjen e drejtorit të këtij institucioni.

“Ne sot në mbledhjen e Kryesisë, kërkesën e Bordit të Bankës Qendrore e kemi adresuar te komisioni përkatës dhe presim që në procedurë të shpejtë komisioni përkatës të sjellë raportin me rekomandime dhe nëse ky raport vjen brenda kësaj jave ne mund të fusim si pikë të rendit të ditës në seancën e ardhshme plenare”, ka thënë ai.

Ndërkaq kryeparlamentari Krasniqi, ka ritheksuar edhe një herë qëndrimin e institucioneve të Kosovës ndaj rekomandimeve të dala nga raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK), duke vlerësuar se zgjidhja për pjesën veriore duhet të bëhet vetëm sipas Planit të Ahtisarit.

“Ne kemi respekt për raportin e GNK-së, por ne jemi të bindur se dokumenti i presidentit Ahtisari për të drejtat dhe liritë e komunitetit pakicë dhe për decentralizimin e pushtetit vendor është një nga dokumentet më të avancuara sa i përket të drejtave dhe lirive të komuniteteve pakicë në të cilindo vend të Evropës”, ka thënë Krasniqi.

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit janë shqyrtuar një numër i madh projektligjesh, si ai për Inspektoratin Policor të Kosovës, Tregtinë e mallrave strategjike, a për të Burgosurit politikë, pastaj ai për Kategoritë e dala nga lufta e fundit e UÇK-së, dhe kërkesa për interpelancë të kryeministrit, Hashim Thaçi sipas kërkesës së deputetit Emrush Xhemaili, të mbështetur edhe nga disa deputet të tjerë, por edhe disa projektligje tjera./koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve