Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Veseli: Dikush me ēdo kush do luftė gjelash nė Kosovė

Ish-shefi i Shėrbimit Informativ tė Kosovės, Kadri Veseli, nuk pajtohet se faktori politik i Kosovės nė tė kaluarėn ka qenė i pėrēarė.

E marte 21 Shkurt 2012 9:25

 

Ai insiston se ka pasur unitet në qëllim, ndërsa fajin për, siç e quan, hendekun e krijuar mes asaj që sot njihet si krah i luftës dhe lëvizjes për rezistencë paqësore e hedh jashtë oborrit të ish-UÇK-së.

Në intervistën ekskluzive dhënë mediave të Grupit KOHA, KTV-së dhe “Kohës Ditore”, Veseli ka folur për proceset e së kaluarës në Kosovë, për luftën për çlirim nga Serbia, për mospajtimet e vazhdueshme mes faktorit politik të Kosovës, për Shërbimin e zbulimit të cilin e udhëhoqi dhe për planet e tij për përfshirje në politikë.

Pjesa e parë e intervistës është transmetuar së pari të hënën mbrëma në KTV, në kuadër të emisionit të ri politik “Pressing”.

Koha Ditore: Së pari kush është Kadri Veseli, “Shtatëshi” apo “Luli”, apo sido që ju quajnë?

Veseli: Meqenëse pyetja juaj është hipotetike, unë do të përpiqem të përgjigjem në atë se çfarë jam, në kuptim nga jeta ime personale, duke pasur parasysh, se gjykimi i qytetarëve, në fund do të jetë për secilin ai i cili është në të vërtetë. Unë jam Kadri Veseli, kam lindur në qytetin e Mitrovicës, jam fëmija i shtatë i prindërve të mi, kam jetuar në bashkësi familjare me prindërit e mi në Mitrovicë, kam mbaruar shkollën fillore dhe të mesme po në Mitrovicë, kam filluar studimet në Universitetin e Prishtinës, duke i përfunduar në Universitetin e Tiranës. Për sa i përket aktivitetit tim kam qenë, jam munduar të jap kontributin tim, atë që quhet obligim qytetar që mendoj se secili e ka pasur ndaj vendit të vet, kam qenë pjesë aktive e lëvizjes studentore, lëvizjes nacionale të kohës, në të cilën kemi vepruar duke u përfshirë më vonë edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si luftëtar i lirisë.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve