Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Artikuj

artikuj
 

Vijmė edhe njė herė!


E enjte 4 Mars 2010 17:49

 

Autor: Fatmir Muja, Mars 2010


Marsi, ky muaj që bashkë me stinën më të bukur të jetës, na e sjell edhe kujtimin e amshueshëm për ata që guxuan të mendojnë se çdo njeri i gjallë frymon, por jo çdo njeri që frymon është i gjallë. Të gjallërosh domethënë të jesh i pranishëm në botë edhe me jetën edhe me vdekjen tënde. E a mund të vlejë koha e humbur e atyre që frymojnë më shumë se koha e atyre që me vdekjen e vet i japin emër kohës?

Jasharët, njerëzit që jetuan brenda kohës sikur të gjithë të tjerët, një ditë i lanë trupat e tyre në kohën e tashme dhe me shpirtrat e tyre udhëtuan drejt të ardhmes që e kaluara të mbetet në libra sepse, ata para se t’i lexonin librat, lexuan veten.

Sot, duke shfletuar albumin e fotografive që kanë fuqinë të na flasin me gjuhën e heshtjes, ne që nuk e kemi këtë fuqi, u flasim atyre me gjuhën e fjalëve edhe pse fjalët tona nuk mund të thonë më shumë se heshtja e tyre.

 

Adem!

Ti që mbajte emrin e babait të njerëzimit, na bën edhe një herë të kthehemi tek pikënisja jonë dhe të mendojmë se çdo lindje është lajm i një vdekjeje dhe çdo vdekje është një ngritje e një perdeje, përtej së cilës shfaqet realiteti i ekzistencës sonë. Çdo ditë e re na bënë më të vjetër, por vitet nuk na ndajnë prej jush, sepse zemrat e atyre që hanë për të jetuar e nuk jetojnë për të ngrënë, mund të durojnë çdo gjë tjetër veç ndarjes. Ne vijmë edhe një herë te dyert e kullës për të lexuar historinë e vetvetes dhe për ta kuptuar se durimi është më i fortë se dhimbja. Ne vijmë pa trokitur, sepse dyert tua janë të hapura përjetësisht, ashtu siç qe e hapur edhe zemra jote për ta pranuar të vërtetën e përbotshme se asnjë toke të lirë nuk i mungojnë varrezat e dëshmorëve.

 

Hamzë!

Nuk mund ta përmend emrin tënd e të mos e ndjej se si del nga gjoksi thirrja jote që na e heq vetminë e jetës nga zemra dhe na bën të mos harrojmë se çdo dhimbje ka fund, por çdo fund nuk ka dhimbje. Nuk mund të qëndroj në ballë të oxhakut tënd e të mos m'i thotë shpirti fjalët e të urtit: "të lumtur janë ata sy që mund të shohin fundin e gjërave", i lumtur është ai zë që mund t'i këndojë pafundësisë. Ne vijmë edhe një herë për ta dëgjuar këngën tënde që koha jonë të mos mbetet e zbrazët pa fjalën "mos thuej mbarova".

 

Nanë Zahide!

Shamia e kokës sate u bë si një flamur që mbështjell historinë e shkruar dhe të pashkruar të një kombi dhe e ruan atë deri në ditën e e mbramë të kësaj bote. Ne vijmë edhe një herë për të marrë një kafshatë nga sofra jote që trupi, shpirti dhe mendja jonë të jetojnë me urtësinë e moçme se ne do të falim, por nuk do të harrojmë, sepse, nëse harrojmë, ç’kuptim do të kishte falja?

 

Bacë Shabani!

Bora gjithmonë bashkohet me majën më të lartë të malit, ashtu siç u bashkua plisi me ballin tënd të përndritur nga agu i mëngjeseve që ty të gjenin të zgjuar. Ne vijmë edhe një herë në odën tënde për t'u çmallur, por takimi na e shton mallin edhe më shumë. E sikur të mos na shtohej ky mall, si do ta ndjenim që ende jemi gjallë?

 

Fëmijë të Jasharëve!

Pranë jush ne jemi të vegjël por, ju na bëni të mëdhenj. Vlera e fjalëve matet me kuptimin e tyre, e ju ua kthyet kuptimin fjalëve tona me të cilat ne u flasim fëmijëve tanë sot që e djeshmja të mos i ngjajë të nesërmes. Na falni që ne nuk ishim pranë jush ato ditë kur ju për neve ia ndërruat ngjyrën borës! Ah sa do të doja që të paktën, sa herë vjen marsi, ta kisha ndonjë fjalë tjetër në vend të fjalës faleminderit.

 

Vijme edhe nje here
Autor: Fatmir Muja
Interpretoi: Basri Lushtaku
Realizimi: Studio ETHNO MUSIC (Burim Krasniqi, Shpejtim Gashi)
Organizator: Bashkim Avdiu
Editor: Asociacioni per Kulture, Edukim dhe Arsim - AKEA, Prishtine
Pamjet ekskluzive nga Milaim Zeka
Produced by: Fatmir Muja & BOOM TV, Mars 2010




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 4 = ?


  • Samir Bytyqi E enjte 4 Mars 2010 19:11

    Hallall ju koft nuk ka komente per kete

  • b kurti E enjte 4 Mars 2010 19:16

    ju lumte akea te lumte fatmir dhe te gjithe qe kontribuat ne kete projekt me te miret jeni allahu ua hapt ruget e suksesit per te cilat edhe jei duke punuar

  • shukrija E enjte 4 Mars 2010 23:19

    Shuuuum text i qelluar,i prekshem ...Allahu ja bafte lehte dhe xhenet familjes Jasharaj por edhe te gjithe shehidave! e Fatmir Muja inshaallah na shkrun ma shpesh...vsa

  • Aron E premte 5 Mars 2010 4:28

    Hallall ju qofte!Kam mbet pa tekst!Subhanallah!

  • m.m E premte 5 Mars 2010 9:48

    o vella FATMIR, Allahu te kenaqt ne xhenetet e Tija per keto kenaqesi dhe emocione qe po na i jep me vargjet e tua.JAM KRENAR QE KEMI NJE VELLA SI TI!!!Me respekt nga Kumanova

  • Afrimi E premte 5 Mars 2010 15:11

    Ky eshte nje nder pekujtimet me brilinate per Marsin Legjendar, te shkruara ndonjehere.Te lumte Fatmir...

    Replike nga: lindi - E diel 7 Mars 2010 14:34
    e vertete shume e vertete
  • TALI E premte 5 Mars 2010 16:03

    falenderimi i takon vetem Allahut zotit te botrave, salavat dhe duat qofshin mbi Muhamedin a.s.me te vertet eshte nje ndjen qe te kujton marsin e vitve,,99 .por eshte edhe nje problem se shum shpejt i kemi harruar jasharajt qe ata ishin qe dhan per ne kurse ne qka???Allahu ju shperbleft juve qe se paku na keni mundesu qe te kujtojm jasharajt, sepse perkujtimi eshte nga Islami, PERKUJTO QE TE MOS HARROSH .SELAM ALEJKUM

  • E premte 5 Mars 2010 17:18

    Autori Fatmir Muja e ka shtjelluar shume bukur temen Vijme edhe nje here. Une dua ti lutem Zotit qe Ato heronj dhe te gjithe te tjeret qe rane per lirine e popullit te tyre, ishalla ne XHEHNET. Por ne mirekuptimin e autorit dhe lexuesit ne pergjithsi, ne kuptimin figurativ a e ke menduar kur thua: vijme edhe nje here--- mund te marrin pergjigjen nga disa politikane te korruptuar: jemi bere me para dhe nuk ju njohim. Keshtu ka ardhur puna kur amaneti thyhet dhe Kosova nuk gjendet aty ku e deshen dhe per te cilen dhane jeten ato Heronj te pavdekesise

  • I prekur ! E premte 5 Mars 2010 17:37

    Eshte nje pune e mrekullueshme ja se si dijne te punojne muslimanet nje pune e shkelqyeshme urime AKEA dhe faleminderit shume q e na percollet keto emocione !

  • bana E premte 5 Mars 2010 18:59

    esslamu alejkum ...Allahu ju shperbleft me xhennet inshalla se shummm mir.

  • E premte 5 Mars 2010 23:53

    Ju lumte AKEA ju lumte Fatmir ju lumte Basri keshtu ne kete menyre duhet te jemi mirenjohes ndaj atyre qe dhane ma te shtrejten qe ne sot te udhetojme neper Kosove pa frike Lus Allahun qe ti shperblej me graden me te madhe ne xhenet !

  • bini E shtune 6 Mars 2010 19:05

    Selam alejkum I lutemi Allahut te Madherishem qe Familjen e Jasharajve te ben prej banorve te Xhennetit Amin Amin Amin

  • lushtaku E shtune 6 Mars 2010 20:41

    Bravo bre bravo Bastri Lushtaku te lumt per ket qe po e ban per DRENIC edhe per ter Njerzimin anemban rruzllit toksor bravo te lumt o burri i dheut skam fjal ma te bukura se faliminderit falimindert

  • :$:$ E shtune 6 Mars 2010 23:34

    Allahi ekber,shum um ka pelqy zoti ju shperbleft edhe mka prek shum i lumt autorit Fatmir Muja qe din te shkruja nje artikulle kaq me vlere

  • sara E diel 7 Mars 2010 6:54

    vertet mbreslenese Allahu ju shperbleft veq vazhdoni..

  • AKEA shembull per te gjith E diel 7 Mars 2010 10:33

    selam alejkum Allahu ju shperblefte AKEA,,,, e ju te gjith qe keni punuar qe ne te jetojme disa qaste me emocione te veqnata,me te vertete ju AKEA,ska qe ju del perpara,,jeni ma te fortit,,aferim aferim aferim,,,vallahin sinqerisht tan po bajm dua qe Allahu te ju ndihmon gjithmon,,,,veq perpara a,,,,,es-selam alejkum

  • Valdete E diel 7 Mars 2010 11:22

    Zoti ju shperbleft me xhenett...

  • Besnik E diel 7 Mars 2010 12:07

    mashAllah.Kjo nuk don koment,perveq se dua te lutem qe Allahu ti paste meshiruar te gjithe te renet ne lufte,ndersa neve te gjalleve te na vetedijeson.

  • bujanovci E marte 9 Mars 2010 1:07

    po bre po kejt mir pe dim e po krenomi po qka me bo me shkijet tan katolik shqiptaro greko serbe qe po na qujn bac ademin e shabanin e hamzen e gjith neve muslimanve qen,edhe sipas tijpriftit shqiptar ne amerik don kqira ishte dasht me rjep edhe rufatin edhe muratin naimin e gjith shqiptaret musliman e me mbet vetem katolilet shqiptar me shkit serbo vllezer,ja ALLAHUUUU i vraft gojat mendjet e tyre i verbofshin ne ket dhe boten tjeter pa shibe bile,selam per gjith allahu ekber

  • linda E mėrkure 10 Mars 2010 10:16

    hall se per kete tekst nuk ka komete ALLAHU te shperbleft me te mira per lavdin e deshmoreve te kombit.


Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i artikujve