Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Vijojnė sulmet nė Homs, shqetėsim i Ban Ki Moon


E enjte 9 Shkurt 2012 12:42

Homs vazhdon të jetë shenjestra e ushtrisë siriane. Sipas aktivisteve, të enjten, u vrane 13 persona. Me disa zona të kontrolluara nga kryengritesit, qyteti i trete per nga madhesia ne Siri, është qendra më e madhe e rezistencës kundër regjimit të Presidentit Bashar Al Asad.

Homsi ishte nje fushe-beteje e tankeve, mortajave, artilerise.Të mërkuren, dëshmitarët në lagjen Baba Amër raportuan për 50 te vrare. Shifrat e publikuar nga organizatat opozitare nuk mund te verifikohen, pasi autoritetet siriane kane kufizuar hyrjen e gazetareve te huaj.

Damasku thote se ushtria po godet, grupet e armatosura. Raportohet se dezertoret u jane bashkuar forcave kryengritese ne Homs dhe pjese te tjera te Sirise. Sekretari i Pergjithshem i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon tha ne Nju Jork, se pikerisht deshtimi ne Keshillin e Sigurimit, duke inkurajuar Damaskun për ia drejtuar armet popullit të tij.

"Dhuna e tmerrshme qe po deshmojme ne Homs me artileri te rende duke qelluar lagjet civile eshte nje paralajmerim i pameshirshem per ate qe do te pasoje. Kjo dhune eshte e pameshirshme perpara njerezimit. Sa vdekje do te duhen per te ndaluar rreshqitjen drejt luftes civile dhe perplasjes mes sekteve?", tha Ban Ki Moon.

Liga Arabe propozoi nje mision vezhgues te perbashket me OKB-ne, duke parashikuar edhe nje te derguar special. Me heret, Shtetet e Bashkuara kundershtuan propozimin rus, per dialog mes Presidentit Asad dhe opozites ne Siri. Uashington po planifikon takime me partneret nderkombetare per t’i gjetur nje zgjidhje situates ne Siri si dhe per te garantuar ndihme humanitare./tch/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve