Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Artikuj

artikuj
 

Vizita e Presidentes sė Kosovės nė Abu Dhabi


E hėne 23 Janar 2012 9:14

 

Ishim dëshmitar të lajmeve që po na vinin këto ditë rreth vizitës së Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga së bashku me Besim Beqaj, ministri për zhvillim ekonomik, e shoqëruar edhe nga i ngarkuari me punë në ambasadën e Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite.

Qëllim i vizitës së Presidentes në këtë takim ishte pjesëmarrja në ndarjen e çmimit vjetor që bëhet për nderë të Sheyh Zayed për Energjinë e së Ardhmes, që llogaritet si një çmim i një rëndësie të veçantë për sukseset e arritura si në aspektin individual apo grupor në fushën e energjisë alternative.

Për të dëshmuar rëndësinë e kësaj ceremonie, ishin pjesëmarrës personalitete më me famë botërore si Ban Ki Moon, Tony Bleir, Presidenti i Islandës, e shumë e shumë personalitete të tjera.Më së shumti bum në tërë këtë lajm ishin disa foto të publikuara nga presidenca e Kosovës, ku Presidentja Jahjaga shfaqej me një fustan të shkurtër si përzgjedhje e saj për pjesëmarrje në këtë ceremoni.Ndërsa më vonë presidenca u akuzua edhe për censurimin e disa fotove, si dhe për përpjekjet e bëra për ta ''mbuluar'' sado pak Presidenten dhe marrën e saj, duke shfaqur foto në të cilat Presidentja dukej vetën në pjesën e sipërme.

Çfarë donte të tregonte Presidentja me këtë veshë të saj...!!??

Presidentja me këtë pjesëmarrje ka bërë thyerjen e të gjitha rregullave së pari të shqiptarëve e mandej edhe të kanunit të Lek Dukagjinit, që siç dukej nga disa deklarata të saj ajo e njeh si ligj të vetëm, e për të vazhduar edhe me rregullat ndërkombëtare të vizitave të rangëve të tilla, duke treguar një papjekuri, naivitet, mos kulturë dhe mos respekt ndaj të tjerëve.

Kjo për faktin se deshëm apo jo, kur i shkon njeriut në konak siç thotë populli, nuk mund të bëhesh zot shtëpie por duhet të i respektosh traditat e konakut. Në vendet arabe është e njohur çështja e veshës dhe mbulesës së tyre, pa marrë parasysh se kjo është normë fetare apo traditë e tyre, andaj edhe duhet respektuar ashtu siç kishte vepruar Krye-parlamentarja e Shqipërisë zonja Topalli, e cila në vitin 2008 në një vizitë bërë Arabisë Saudite. Ajo ishte veshur si vendase për ta respektuar traditën e këtij vendi. Njesoj veproi edhe Mbretëresha Beatris e Holandës, e cila gjatë vizitës së saj në një nga xhami të Omanit, tash në janar të 2012, ishte shfaqur me një mbulesë në kokë si shenjë respekti për vizitën e saj në xhami.

Andaj do të ishte mirë që Presidentja jonë në veçanti si dhe të gjithë qeveritarët tanë në përgjithësi të marrin sado pak mësim nga këto personalitete sepse janë shtete, dhe kanë kulturë shtetërore hiç më pak se një shekull.Pra, nuk është mirë që të bëhemi si puna e atij me qershitë. E po më duket se edhe qeveritarët tanë janë duke ia bërë mu kështu, pasi që më kujtohet se Kryeministri i Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur ishin në kërkim të njohjeve, ai në një deklaratë të dhënë kishte thënë se ''Ne jemi të nevojshëm për njohje nga vende kualitative dhe jo kuantitative'', ndërsa me kuantitative ai kishte për qëllim vendet Arabe, ndërsa sot jemi dëshmitarë se si qeveritarët tanë po vrapojnë pas njohjeve nga këto vende ''kuantitative''.

Andaj më qe ne jemi të nevojshëm për njohje dhe jemi ne ata që jemi në një pozitë më të dobët, do të ishte e udhës që të i respektojmë traditat, doket dhe zakonet e shteteve që i vizitojmë pasi që vetëm kështu do të tregonim se ne si Shqiptarë jemi më të vërtet një popull i lashtë, dhe një popull me një kulturë dhe civilizim të lashtë.

Përgatit: Artan Musliu




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 3 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 11 here
  • E hėne 23 Janar 2012 9:28

    e qka me ba s enuk din ma shum mazamakeq a nuk logjikon eshkreta hiq

    Reply

  • jasiri E hėne 23 Janar 2012 9:42

    selam...hallall te koft artan...ashtu eshte...ajo qfar shihet ne foto sdon koment te gjere...

    Reply

  • jahir E hėne 23 Janar 2012 9:50

    shume shkrim joreal sinqerisht me duket se presidentja e Kosoves ka marre pjese ne ate takim ashtu si i takon dhe ashtu si eshte ne jeten e perditshme dhe nuk me duket reale qe ne secilin vend te shkosh te behesh si ata , paramendoni me shku presidentja ne izrael edhe me u ba sikurse ata me shku te ai muri edhe me ba lutje ashtu si i bajne ata, te gjithe do ta vleresonin negativisht kete. andaj nje gje qe nuk e deshirojme per veten tone nuk ben ta duam per dike tjeter pa marre parasysh qfare feje apo kombesie i takon.

    Reply

  • kashineci E hėne 23 Janar 2012 10:13

    o njerz a ka kjo atifetja burr, mos ket dash me u pasunu me nej arab

    Reply

  • mm E hėne 23 Janar 2012 10:22

    hjekju ksaj .........be !

    Reply

  • Amiri E hėne 23 Janar 2012 10:36

    ZOT IMADH, cfare idiotie...!!!

    Reply

  • Alban E hėne 23 Janar 2012 10:39

    Jahir, pergjigjen e ke ne fotot e meposhtme te artikullit. Nuk eshte fjala per rite fetare se po te ishte ashtu kur bjen bore e bahet ngrice krejt po na u bojkan musliman, por rroba paraqet respektim te vlerave te vendit ku shkon. Nuk shkohet ne nje samit me trenerka - Trenerkat jane veshje sportive. Por as nuk shkohet me pizhama ne nje dasem sepse jane rroba gjumi. Keshtu qe te vishesh do te thot te dijsh ku ke shku, Ajo me rroba banje mund te duket ne nje plazh por te shkon ne nje samit eshte papergjegjesi totale - pa e lidhur me fe aspak. Jozefina eshte katolike por edhe ajo mbreteresha qe shihet ne foto eshte e krishtere poashtu mirepo tregon vlera qyteteruese. Ndersa kjo mshtjerra jone na ka ba hore e rezile

    Reply

  • Gjakovari E hėne 23 Janar 2012 12:34

    katundare e paFE

    Reply

  • shukrija E marte 24 Janar 2012 15:32

    i nderuar,nese shkon ne izrael po edhe ne vendet tjera eshte nga bontoni te respektosh rregullat dhe kulturen e vendit ku je!natyrisht nese eshte ne korniz te njerzoresparamendo nese nje nga Afrika e thellku njerzit hecin te zhveshur vjen ne shtepin tende a do e pranoshe!?e kryetarja e zarfit ka shkuar e zhveshur atje sikur nje afrikane...e sa i perket vizitave ne izrael bile edhe burrat shtetror ndojn kapela ne koke ...

    Reply

  • geri E premte 27 Janar 2012 11:25

    kshtu eshte kjo pune:Nese ish shku presidentja ose ndonje udheheqes tjeter ne afrik ose ne ndonje vend tjeter edhe me i vesh teshat e tyne qe neve nuk kishim pas deshir atehere kishim shajt menjehere mu sikur autori Por eshte edhe kjo e autoritUne mendoj se autori nuk ka cka me bo, thjesht emrret me kso gjera te kota, me nje fjal pergojon, i shikon punet e tjerve nuk ju ka msu goja me fol mire por vec me krituku. Me mire do te ishte me shkru per rendsin e cmimit ose per energjin alternative . Hiq nuk i du keta njerz qe fshehen pas fes e ne fakt jane katastrof. ncncn

    Reply

  • ardi E premte 27 Janar 2012 20:30

    Po sa njrezi ka KOSOVA si Presidentja e qe jan duke punuar neper shtet te KOSOVES mos zo ma keq e ata njezit e mir rrin ne shtepi e shikojn TV.Per ket arsyje sot kosova esht duke hekur se kemi shum te shkollum njerzi qe po na ulldheqin shtetin ton

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i artikujve